Debat publik i Departamentit Amerikan të Drejtësisë me studentë të Fakultetit Juridik

    Data: 14 mars 2017
    Koha: 13:00- 14:00
    Vendi: Gjykatorja e Fakultetit Juridik

    Mysafirë: Zyrtarë nga Ambasada Amerikane dhe Dep. Amerikan i Drejtësisë me specializim nga fusha e çështjeve të terrorizmit
     
    1. Constantine Soupios, Keshilltar i lartë ligjor, Ambasada Amerikane, Prishtinë.
     
    2. Jeffrey Fields, Zyrtar nga Dep.Amerikan i Drejtësisë, SHBA
     
    3. Ira Panajoti, Zyrtare nga Dep.Amerikan i Drejtësisë, SHBA
     
    Tema: Radikalizimi, Terrorizmi , përfshirja dhe roli i grave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm
     
    Ambasada Amerikane në Prishtinë gjatë datave 14-16 mars ka si mysafirë disa nga zyrtarë të nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA të cilët merren me çështjet e ndryshme të terrorizmit. Duke qenë se në SHBA muaji mars festohet edhe si muaj i sensibilizimit për të drejtat e grave edhe tema që do të shtjellohet nga këta zyrtarë do të ketë të bëj me problematikën e radikalizimit dhe terrorizmit por me fokus të veçantë gjinor dhe atë rreth:
     
    - Roli i grave në luftimin e terrorizmit (viktima apo të dyshimta) dhe faktorët shtyes;
     
    - Stigma që përcjellë grate anëtarët e familjes së të cilave iu janë bashkëngjitur grupev terroriste/Perceptimi i shoqërisë ndaj tyre;
     
    - A po jep shteti përgjigjen e duhur për këtë çështje?
     
    - Ndërtimi i një rrjeti për mbështetjen e këtyre grave; dhe çështje tjera të kësaj natyre.
     
    Mysafirët do të bëjne një prezantim rreth temës së diskutimit bazuar në përvojën e tyre në këtë lëmi. Më pas zyrtarët amerikan do të kërkojnë nga studentët të shprehin pikëpamjet e tyre mbi këtë veçantë në:
     
    Diskutimi interaktiv, mendimet e shprehura në veçanti nga studentët e Fakultetit juridik si jurist të ardhshëm, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë policor etj. do të jenë shumë me vlerë për të bërë një vlerësim mbi gjendjen aktuale dhe cilat janë pikëpamjet e ndryshme si shoqëri.
     
    Ky fenomen nuk është unik për Kosovën, duke qenë se edhe SHBA aktualisht është duke u përballur me të njëjtën çështje. Dep.i Drejtësisë konsideron se pikëvështrimet dhe opinionet nga vet anëtarët e shoqërisë në Kosovë janë shumë me vlerë për përpjekjet e të dyja vendeve për të zbutur këtë krizë në rritje.

Arkiva e lajmeve

«mars»
MaEnPrShDi
27 2812 345
678 9 1011 12
13 14 1516171819
202122 23242526
272829303112
3456789