Dekani i Fakultetit pret studentët pjesëmarrës në garën ndërkombëtare VIS

    Dekani i Fakultetit pret studentët pjesëmarrës në garën ndërkombëtare VIS Dekani I Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Haxhi Gashi dhe Prodekani Prof. Ass. Dr. Besfort Rrecaj kanë
    pritur sot grupin e studentëve të fakultetit pjesëmarrës në garën ndërkombëtare në fushën e së drejtës
    ndërkombëtare tregtare VIS në Vjenë. Në këtë garë kanë marrë pjesë mbi 300 ekipe nga universitetet
    anë e mbanë botës. Studentët u shoqëruan nga asistentet e fakultetit znj. Donika Qerimi dhe znj. Dafina
    Buqaj të cilat njëherëish kanë punuar ngushtë me studentët për përgatitje dhe pjesëmarrje në këtë garë.
    Dekani uroi studentët për paraqitje dinjitoze dhe arritshmëri të lartë duke u renditur në mesin e 32
    ekipeve finaliste. Për këtë arritje, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u premtoi ndarjen
    e mirënjohjeve në emër të universitetit në një ceremoni e cila pritet të organizohet ditëve në vijim.
    Fakulteti Juridik dhe Rektorati i universitetit u zotuan se në të ardhmen do të mbështesin më shumë
    edhe në aspektin financiar pjesëmarrjen e studentëve në ngjarje të tilla të rëndëishme.
     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
26272829 3012
3456 789
1011 1213141516
1718 1920212223
24252627282930
31123456