Me përfaqësuesen nga Ambasada Franceze bisedohet për zhvillimin e projekteve në kuadër të programeve të Erasmus

    Me përfaqësuesen nga Ambasada Franceze bisedohet për zhvillimin e projekteve në kuadër të programeve të Erasmus Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Haxhi Gashi së bashku me prodekanët ka takuar përfaqësuesen e Ambasadës Franceze në Kosovë znj. Agathe Bouchet me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimt në fushën e edukimit ndwrmjet institucioneve franceze dhe kosovare. Në veçanti u diskutua pwr nxitjen e projekteve të përbashkëta në programet Erasmus. Znj. Bouchet shprehi gatishmërinë e Ambasadës për të lehtësuar vënien e kontaktit ndërmjet Fakultetit Juridik dhe fakulteteve të njohura të kësaj fushe në Francë të cilat janë të interesuara të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Këto bashkëpnime mund të fillonë të realizohen brenda këtij viti.
     

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
282930 31123
4 5 6 7 8910
111213 14 151617
18192021222324
2526272829301
2345678