PROFESORËT DHE STUDENTËT E UNIVERSITETIT “JAMES MADISON” VIZITUAN FAKULTETIN JURIDIK

    PROFESORËT DHE STUDENTËT E UNIVERSITETIT “JAMES MADISON”  VIZITUAN FAKULTETIN JURIDIK Në kuadër te aktiviteteve të Qendrës për Drejtësi Tranzicionale studentët e Fakultetit Juridik
    organizuan një Punëtori një ditore me temë “ Memorizimi i humbjeve gjate konflikteve”.
    Në këtë aktivitet morën pjesë profesorët dhe studentët e Universitetit “James Madison” nga
    Virgjinia të SHBA-së si dhe studentë të Universitetit të Prishtinës. Kosova ishte destinacioni i
    tretë i Ballkanit për këtë grup, që tashmë ka vizituar Kroacinë dhe Bosnjë e Hercegovinën në
    kuadër të projektit “Engaging Southeastern Europe”. Qëllimi i kësaj vizite ishte që studenëve
    amerikane të njiheshin me zhvillimet në Kosovë, për t’i kontribuar tutje në ndërtimin e paqes dhe
    për të promovuar diskutimin akademik rreth dinamikave që aktualisht janë duke përfshirë
    Bashkimin Europian në përgjithësi, dhe shtetet e Europës Juglindore në veçanti.
    Në kuadër të pritjes që iu bë këtij grupi profesorësh dhe studentësh, studentët e Fakultetit Juridik,
    nën udhëheqjen e profesoreshës Dr. Remzije Istrefi, organizuan dy aktivitete. Në ambientet e
    Qendrës për Drejtësi Tranzicionale, u bë shfaqja e filmit “Shok” dhe u zhvillua diskutim rreth
    filmit me z. Eshref Durmishi, bashkëproducent dhe aktor në film. Ideja ishte që përmes shfaqjes
    së këtij filmi të nominuarit për çmimin “Oscar”, studentët të njiheshin me një pjesë të historisë së
    Kosovës. Me pjesën tjetër të historisë së Kosovës, grupi i profesorëve dhe studentëve, patën
    mundësinë të njihen përmes vizitës në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
    Kjo vizitë studimore u realizua si rrjedhojë e bashkëpunimit të nisur midis dy institucioneve në
    vitin 2015.
     

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
2829 30 31123
4 567 8910
111213 14 151617
18192021222324
2526272829301
2345678