Prezantim i mundësive të studimit në JMU-ShBA

    Përfaqesuesit e James Madison University vijne ne Kosove me ftese te UP-se per te prezantuar para studenteve mundesite e studimit ne James Madison University, ShBA.

    Të nderuar studentë,
    Ju ftojmë në prezantimin e mundësive të studimit në James Madison University të ShBA-ve që mbahet më 22 Qershor (e enjte) nga ora 15:00h në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
    James Madison University është universitet publik në ShBA dhe gjendet në Harrisonburg të shtetit të Virginia.
    http://www.jmu.edu/
    Të gjitha informatat do të ofrohen nga prof. Micheal Stoloff, prodekan për çeshtje mësimore në Graduate School të James Madison University.

    - Mundësitë e studimeve në Graduate School në ShBA (në përgjithësi)
    - Financimi i studimeve (vetë financim dhe me bursë)
    - Programet studimore në James Madison Univesrity
    - Si të përfitoni ndihmë shtesë?

    Në këtë link gjeni programet studimore të Graduate School.
    http://www.jmu.edu/grad/programs/snapshots/index.shtml
    Mos mungo në prezantim për të kuptuar sistemin e arsimit në ShBA dhe kriteret e pranimit në studime.
    22 Qershor (e enjte), Biblioteka Kombëtare, Amfiteatri i Madh, ora 15:00h
     

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
3031 12 345
67 8 9 101112
1314 1516 171819
20212223242526
27282930123
45678910