Prodekani Besfort Rrecaj takoi Prof. Brian D. Anderson nga Ohio Northern University

    Prodekani Besfort Rrecaj takoi Prof. Brian D. Anderson nga Ohio Northern University Sot në Fakultetin Juridik qëndroi Prof. Brian Anderson nga Ohio Northern University i cili u prit nga Prodekani Rrecaj. Z. Andrson ishte i shoqëruar nga Prof. Xhevdet Halili i cili ka përfunduar një program të nivelit master në këtë unversitet. Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit të dyanshëm në fusha të ndryshma mësimore dhe shkencore e në veçanti mundësia e shfrytwzimit të programeve sponzorizuese nga ana e SHBA-ve të cilat i mundësojnë personelit akademik të Fakultetit Juridik që të studiojnë në këtë universitet. Pjesë e këti programi ka qenë edhe Prof. Xhevdet Halili i cili ka shprehur kenaqësinë e tij që ka studiuar në këtë Universitet duke i rekomanduar kolegëve të tij që të shfrytëzojnë një rast të tillë.
     

Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
26 2728 2930311
2345678
9 101112131415
16 171819 2021 22
23242526272829
30123456