Punë praktike në KEK, KOSTT dhe ZRrE / Afati i fundit për aplikim është 30 Qershor 2017

     PUNË PRAKTIKE NË KEK, KOSTT dhe ZRrE



    E hapur për studentët e Univeristetit “Hasan Prishtina” për fakultetet si në vijim:
    · Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), 8 studentë që vijojnë studimet në nivelin master në këto drejtime:
    - Elektroenergjetikë Industriale
    - Sistemet Elektroenergjetike
    - Elektronikë apo Automatikë.
    · Fakulteti I Inxhinierisë Mekanike (FIM), 4 studentë që vijojnë studimet në nivelin master në këto drejtime:
    - Termoenergjetikë dhe Termoteknikë
    - Mekatronikë
    - Burime të Ripërtëritshme
    · Fakulteti Juridik, 1 student që vijon studimet në nivelin master.

    Kriteret për konkurim:

    Në këtë konkurs kanë të drejtë konkurrimi të gjithë studentët që i plotësojnë këto kushte:

    1. Të jenë studentë të nivelit master të studimeve;
    2. Nota mesatare duhet të jetë mbi tetë (8) për studentët e FIEK dhe FIM, kurse mbi nëntë (9) për kandidatin nga Fakulteti Juridik;
    3. Njohja e gjuhës angleze

    Të gjithë të kualifikuarit që i plotësojnë kriteret e lartëpërmendura do të intervistohen nga paneli intervistues që do të jetë në përbërje nga përfaqësuesit e KEK-ut, KOSTT-it, ZRrE-së dhe REPOWER.
    Për të vlerësuar nivelin e njohjes së gjuhës angleze, një pjesë e intervistës do të zhvillohet në këtë gjuhë.

    I gjithë procesi do të administrohet dhe monitorohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në kuadër të UP-së.

    Puna praktike është me pagesë.
    Studentët e përzgjedhur për punë praktike në KEK, KOSTT dhe ZRrE do të paguhen nga projekti REPOWER përmes UP-së. Secili student do të nënshkruaj kontratë për këtë angazhim me UP-në. Puna praktike pritet të fillojë me 1 SHTATOR 2017 dhe zgjatë gjashtë (6) muaj.


    Detyrat dhe përgjegjësitë për praktikantë
    Përkrahja për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe të Tregut (KOSTT)
    Ndihma për Operatorin e Tregut (5 inxhinierë/e të sektorit të energjisë)
    Praktikanti/ja do të ofrojë përkrahje për “Operatorin Përgjegjës” si dhe “Operatorin” në aktivitete ditore sipas përshkrimit të punës, gjë që përfshin si në vijim:
    · Përkrahja për sigurimin e operimit të tregut sipas Rregullave të Tregut;

    Përkrahja për nominimin e programeve kontraktuale për të gjitha palët në tregun e energjisë elektrike.
    · Pranimi i informatave nga konsumatorët për parashikimet nga Operatori i Sistemit, si dhe programet e kompensimit për ditën vijuese, por edhe për realizimin e programit ditor.
    · Pranimi i nominimeve kontraktuale nga palët në tregun e energjisë elektrike për ditën vijuese.
    · Dërgimi tek programi i prodhimit afatshkurtër në sektor, tek konsumi dhe këmbimi në interkoneksion për arsye të analizimit të realizimit fizik.
    · Pranimi i informatave nga OS për realizimin e programit të nominuar.
    · Shqyrtimi i përputhshmërisë së nominimeve kontraktuale ndërmjet pjesëmarrësve, si dhe kërkimi nga palët që të rregullojnë nominimet e tyre në rast të mospërputhjes
    · Shqyrtimi nëse programet e këmbimit ndërkombëtar janë të harmonizuara, si dhe harmonizimi i tyre me OST-të fqinje.
    · Dërgimi i të dhënave të harmonizuara tek subjekti koordinues në hierarki.
    · Pranimi i informatave nga subjekti më i lartë në hierarki për përputhshmërinë e programeve ndërkufitare.
    · Njoftimi i palëve në treg për miratimin e programeve të tyre, si dhe për ndryshimet e mundshme si rezultat i mospërputhjeve
    · Dorëzimi i programit final të miratuar tek Qendra e Shpërndarjes (Dispeçingut).
    · Dërgimi i raportit të programit të miratuar tek ZRRE-ja dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

    Përkrahja për alokimin e kapaciteteve interkonektuese
    · Pranimi i informatave nga OS për kapacitetet ndërkufitare në kufijtë e KOSTT-it dhe OST-ve fqinje, si dhe publikimi në faqen e KOSTT-it të kapaciteteve të transmisionit në dispozicion për ankande vjetore, mujore dhe ditore.
    · Mirëmbajtja e regjistrit të palëve me të drejtë pjesëmarrjeje në ankandet e kapaciteteve ndërkufitare.
    · Organizimi i ankandeve vjetore, mujore dhe ditore sipas nevojës për alokimin e kapaciteteve bartëse në kufijtë e KOSTT-it, në pajtim me marrëveshjet bilaterale me OST-të fqinje
    · Informimi i Operatorit të Sistemit për rezultatet e ankandit dhe palëve që kanë fituar të drejtat e transmisionit fizik.
    · Këmbimi i informatave me OST-të fqinje për palët që kanë fituar të drejtat e transmisionit fizik në kufijtë ndërmjet tyre.

    Përkrahja për ankandet e Operimit të Tregut
    · Pranimi i ofertave për shitje dhe ofertave për blerje të energjisë elektrike në kushte të tregut të organizuar
    · Informimi i pjesëmarrësve të tregut të energjisë elektrike dhe i Operatorit të Sistemit të Transmisionit mbi rezultatet e ankandit të tregut të organizuar dhe për informata të tjera për tregun

    Përkrahja për organizimin e balancës së tregut të energjisë elektrike për ex-ante
    Mbledhja e ofertave, përpilimi i listës së operatorëve ekonomikë prioritarë, si dhe përcjellja e tyre tek operatori i sistemit.
    Mbështetje në fusha të tjera për Departamentin e Operatorit të Tregut.
    Përkrahja për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) Sh.A.
    Ndihma për Divizionin e Qymyrit (2 Inxhinier/e elektronike/automatike/mekatronike)

    · Pjesëmarrja në eliminimin e avarive që ngjajnë gjatë operimit me pajisje të ndryshme elektronike që kontrollohen nga PLC ,
    · Ndihma me konfigurimin e PC-ve industriale, instalimet e programeve për PLC (AAB, Siemens), Operatorin e Panelit, LAN, WLAN, dhe të tjera.
    · Pjesëmarrja në leximin dhe trajtimin e skemave për qarqe të ndryshme elektronike, si dhe në rregullimin e tyre.
    · Pjesëmarrja në eliminimin e avarive që ngjajnë gjatë operimit me pajisje të ndryshme elektrike/elektronike, si konvertori i frekuencave, pllaka e frenimit, rezistori, peshoret elektronike, e të tjera.
    · Ndihma në proceset e instalimit dhe parametrizimit – konfigurimi i atyre pajisjeve, si dhe të tjera.
    · Pjesëmarrja në përgatitjen e raporteve të nevojave të mirëmbajtjes javore, mujore dhe vjetore për ato pajisje.
    · Pjesëmarrja në leximin dhe trajtimin e skemave për qarqe të ndryshme elektrike, si dhe në rregullimin e tyre,


    Ndihma për Divizionin e Gjenerimit – TC Kosova A (2 Inxhinier/e energjie/mekanike)

    · Ndihma për Departamentin e Elektikës/Mekanikës në punët e përditshme, në ekzekutimin e punimeve të ndryshme të nevojshme në asetet kryesore të centralit;
    · Ndihma në ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave preventive;
    · Ndihma për inxhinierin kryesor në detyrat e tij/saj të përditshme;
    · Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e planeve për remonte;
    · Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e nevojave për investime;
    · Përkrahja për procese teknologjike, me anë të skemave teknologjike;


    Ndihma për Divizionin e Gjennerimit – TC Kosova B (2 Inxhinier/e energjie/mekanike)

    · Ndihma për Departamentin e Elekrikës/Mekanikës në punët e përditshme, në ekzekutimin e punimeve të ndryshme të nevojshme në asetet kryesore të centralit;
    · Ndihma në ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave preventive;
    · Ndihma për inxhinierin kryesor në detyrat e tij/saj të përditshme;
    · Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e planeve për remonte;
    · Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e nevojave për investime;
    · Përkrahja për procese teknologjike, me anë të skemave teknologjike

    Përkrahja për Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE)
    Asistencë për Departamentin e Burimeve të Ripërtëritshme (1 Inxhinier/e energjie/mekanike)

    · Ndihmon në analizimin e aplikacioneve për Burime të Ripërtëritshme (BRE);
    · Ndihmon në analizimin e të dhënave të dorëzuara nga aplikuesit për Autorizim për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese nga BRE-të;
    · Merrë pjesë në vizitat në teren të projekteve që janë në vijim për të cilat ZRrE ka lëshuar autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja nga BRE-të.
    · Ndihmon në përgatitjen e raporteve nga tereni për të gjeturat;
    · Ndihmon në kontrollimin e respektimit të afateve kohore për aplikuesit që kanë marrë autorizim preliminar apo autrizim final;
    · Ndihmon ne grumbullimin e te dhënave për teknologjitë e reja për BRE-të;
    · Ndihmon në grumbullimin e informatave statistikore për tregjet e energjisë të BRE-ve.
    · Ndihmon në përgatitjen e analizave dhe raporteve të cilat delegohen nga departamenti;
    · Ndihmon departamentet tjera sipas kërkesave nga këto departamente;

    Asistencë për Departamentin Ligjor dhe të Licencimit (1 Jurist nga fakulteti Juridik)
    · Ndihmon në përgatitjen e akteve legale që përgatiten nga departamenti ligjor;
    · Ndihmon në analizen e aplikacioneve për licencim dhe për autorizim;
    · Ndihmon në kontrollimin e dokumenteve të pranuar nga të licencuarit;
    · Ndihmon në monitorimin e aktivitieteve të licencuara
    · Ndihmon në rishikimin e kornizes ligjore dhe rregullative dhe pajtueshmërinë me Paketën e Tretë të KE;
    · Ndihmon zyren e administratës në përgatitjen e raporteve.
    · Ndihmon departmentet tjera sipas nevojës.

    Informata rreth kritereve të aplikimit:
    Procesi i angazhimit të praktikantëve përmes projektit REPOWER ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Në anën tjetër, edhe Qeveria e Kosovës përmes ligjit kundër diskriminimit (Neni 2, Paragrafi b) është e përkushtuar për parime të përfaqësimit të ndershëm për të gjithë personat dhe gjithë anëtarët e komuniteteve gjatë punësimit në kuadër të organeve publike në të gjitha nivelet.


    Si të aplikoni?
    Afati i fundit për aplikim është 30 QERSHOR 2017. Aplikantët duhet të dorëzojnë CV, LM dhe Certifikaten e notave,( në Gjuhen Shqipe ), në formatin elektronik pdf, në email adresen: [email protected]
    Kandidatët e përzgjedhur do të thirren për një intervistë në ZZhA – QZhK, për daten dhe oren do të informoheni përmes emailit.

     

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
3031 12 345
67 8 9 101112
1314 1516 171819
20212223242526
27282930123
45678910