Qendra për Zhvillim të Karrierës, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” / Mundësi për punë praktike në Ministri të Drejtësisë

    NJOFTIM


    Mundësi për punë praktike në Ministri të Drejtësisë
    Njoftohen studentët e interesuar të Fakultetit Juridik-UP, se Ministria e Drejtësisë ofron mundësi për punë praktike për 15 studentë (pa pagesë), kohëzgjatja e praktikës është 3 muaj.
    Studentët që aplikojnë duhet të kenë njohuri në: Hulumtim Ligjor,Shkrim Ligjor, Negocim, Përfaqësimet Ligjore/Komunikimi Masiv dhe Investigim të Fakteve.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    1. Pjesëmarrje në grupet punuese
    2. Njohuri me procedurat për draftimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe vendimeve të ndryshme.
    3. Njohuri për procedurat ligjore dhe gjyqësore
    4. Bashkëpunime juridike ndërkombetare
    5. Procedurat në SHKK, SHSK dhe DQD

    Dokumentet e kërkuara:
    • CV-ija
    • Letra Motivuese dhe
    • Certifikata e notave


    Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 22 shtator 2017

    Për të aplikuar duhet të merrni aplikacionin në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Dosja e plotësuar e aplikimit dorëzohet në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik.

    Personi kontaktues: Fatbardha Abazi
    Zyrtare e Qendrës së Karrierës
    Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
    Tel: 038/225-765, E-mail: [email protected]

     

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
3031 12 345
67 8 9 101112
1314 1516 171819
20212223242526
27282930123
45678910