Qendra për Zhvillim të Karrierës, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” - Njoftim për punë praktike

     NJOFTIM

    Gjykata Supreme e Kosovës
    Njoftohen studentët e interesuar të vitit të fundit apo studentë të studimeve master të Fakultetit Juridik, se Gjykata Supreme e Kosovës ofron mundësi për punë praktike ( pa pagesë), për 3 studentë, kohëzgjatja e praktikës është 3 muaj.
    Studentët duhet të ketë njohuri në: hulumtim ligjor, shkrim ligjor, aftësi gjyqësore dhe ivestigim të fakteve
    Programi i praktikës -detyrat dhe përgjegjësitë:
    1. Vepron në mënyrë të drejtpërdrejt nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të gjykatës supreme të Kosovës
    2. Ndihmon në punën e zyrës se administrates lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndeve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithesi
    3. Ndihmon gjyqtarët në punët që kanë të bëjnë me organizimin dhe ruajtjen e lëndeve , si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi
    4. Ndihmon në punë gjyqtarët që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje
    5. Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në gjykatë , duke përfshirë hetimet,gjykimet,regjistrimet dhe marrjen pjesë në séanca etj.
    6. Kryen edhe punë të tjera sipas nevojës të caktuara nga mbikëqyrësi i punës praktike.

    Dokumentet e kërkuara:
    • CV-ija
    • Letra motivuese dhe
    • Certifikata e notave


    Për të aplikuar duhet të merrni aplikacionin në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultetit Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, aplikacionit i bashkangjiten dokumentet e kërkuara dhe dosja e plotësuar e aplikimit dorëzohet në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik.

    Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 20 korrik 2017
    Personi kontaktues: Fatbardha Abazi
    Zyrtare e Qendrës për Zhvillim të Karrierës
    Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
    Tel: 038/225-765 , E-mail: [email protected]

     

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
282930 31123
4 5 6 7 8910
111213 14 151617
18192021222324
2526272829301
2345678