STUDENTËT E FAKULTETIT JURIDIK MORËN PJESË NË KONFERENCËN STUDENTORE NË ITALI



    STUDENTËT E FAKULTETIT JURIDIK MORËN PJESË NË KONFERENCËN STUDENTORE NË ITALI

 Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës morën pjesë në Konferencën Studentore Transatlantike me titull “Adresimi i Sfidave Diplomatike, Ekonomike dhe Migrimit në Europën Juglindore”, që u mbajt në Firencë të Italisë. Kjo ngjarje akademike, mirëpriti në Firencë akademikë dhe studentë nga SHBA-të, Italia, Kosova dhe Kroacia. Në këtë konferencë Fakulteti Juridik i UP-së
    u përfaqësua nga studentët Donika Bunjaku, Elmedina Bajgora, Lyra Çela, Meliza Qorraj e Rinor Gecaj, nën mentorimin e profesoreshës Remzije Istrefi. 



    Qëllimi i kësaj konference ishte që të promovojë diskutimin akademik rreth dinamikave që aktualisht janë duke përfshirë Bashkimin Europian në përgjithësi dhe shtetet e Europës Juglindore në veçanti. Përgjatë kësaj konference pesëditore, studentët tanë prezantuan dhe diskutuan hulumtimet e tyre që prekin tema si siguria, ndikimet e jashtme, ҁështjet e migrimit si dhe reforma administrative, ekonomike dhe sociale në vendet e Europës Juglindore. Perspektiva dhe përvoja e Kosovës lidhur me këto çështje, e sjellë përmes punimeve të studentëve nga Kosova, ka zgjuar interesim të madh dhe është vlerësuar lartë nga profesorët panelistë. Në përfundim të konferenës, këto hulumtime, të shkruara nga studentët nën mentorimin e profesoreshës Istrefi, do të publikohen në revistën e Universitetit James Madison. 


    Kjo konferencë është organizuar nga Universiteti “James Madison” dhe është bashkëfinancuar nga Komisioni Europian. Pjesëmarrja e studentëve të Universitetit të Prishtinës në këtë ngjarje akademike, të përzgjedhur përmes thirrjes së hapur dhe një procesi mjaft intenziv, është realizuar në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës dhe Universitetit James Madison në Virgjinia të SHBA-ve, që ka filluar në vitin 2015.
     

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
301 23 456
7 89 10111213
14151617181920
212223 24252627
28293031123
45678910