Studentët e Fakultetit Juridik nisen drejt Universitetit të Harvardit

    Studentët e Fakultetit Juridik nisen drejt Universitetit të Harvardit Studentët e Fakultetit Juridik pritet të udhëtojnë nesër në drejtim të SHBA-ve për të marrë pjesë
    në garën ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Harvardit e njohur si Harvard National
    Model United Nations (HNMUN). Në këtë garë do të marrin pjesë studentë nga e mbarë bota.
    Me këtë rast, studentët u pritën në dekanat nga Prodekani për Çështje Mësimore Prof. Ass. Dr.
    Besfort Rrecaj i cili i uroi ata për këtë aktivitet dhe njëherit i motivoi që të paraqiten sa më mirë
    duke marrë parasysh që në këtë gara ata përfaqësojnë vetën si student por edhe Fakultetin Juridik
    të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Studentët udhëhiqën nga Prof. Ass. Dr. Remzije
    Istrefi dhe Ass. Dafina Buqaj të cilat kanë punuar mjaft shumë me studentët e përzgjedhur në
    përgatitjen e rasteve dhe paraqitjen e qëndrimeve sa më profesionale në kuadër të garës. Me këtë
    rast, studentët do të kenë mundësi që të krijojnë rrjete profesionale dhe të vizitojnë qendra të
    rëndësishme shkencore dhe hulumtuese për zhvillimin e karrierës së tyre.
     

Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
29 30311 234
567891011
12 1314 15 16 1718
19202122232425
2627281234
567891011