Thirrje për aplikim për punë praktike

    Thirrje për aplikim për punë praktike Të nderuar studentë të Fakultetit Juridik,
    Ju njoftojmë se platforma KALLXO.com dhe Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Dr Haxhi Gashi kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi i cili i hapë rrugë angazhimit në punë praktike për studentët e Fakultetit Juridik.
    Pjesë e këtij programi janë angazhimet në punë praktike në monitorimin e gjykatave, angazhimi në zyrën ligjore, hulumtimi i raporteve të korrupsionit e po ashtu realizimi i reportazheve për emisionet “Jeta në Kosovë”, “Drejtësia në Kosovë”, KALLXO.com dhe gazeta “Jeta në Kosovë”.
    Si pjesë e kësaj marrëveshjeje më 22.3.2017 nga ora 11:00 – 12:00, ftoheni të merrni pjesë në një ligjëratë në të cilën do njoftoheni për mundësitë për avancim profesional duke qenë pjesë e punës praktike në platformën KALLXO.com

    Pjesëmarrës në diskutim:

    Kreshnik Gashi, redaktor menaxhues i KALLXO.com dhe redaktor i “Drejtësia në Kosovë”
    Petrit Kryeziu, përgjegjës i Zyrës Ligjore të KALLXO.com
    Gjatë ligjëratës të interesuarit për punë praktike do të njoftohen për format e aplikimit dhe itinerarin e intervistave për kandidatët e interesuar.


    Nga Dekanati
     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
26272829 3012
3456 789
1011 1213141516
1718 1920212223
24252627282930
31123456