Infromata të përgjithshme

Qendra për Zhvillim të Karrierës

Qendra për Zhvillim të Karrierës u themeluar në shtator të 2010 nga Shoqata e Avokatëve Amerikanë Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Kosovë –ABA ROLI në bashkëpunim me Fakultetin Juridik, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucione publike në Kosovë, për punën praktike të studentëve të fakultetit juridik, si me Këshillinë Gjyqësor të Kosovës, Këshillinë Prokurorial të Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë dhe Institucione të tjera.

Shërbimet e qendrës:

Programin e trajnimeve: ofrimi i këshillave dhe informatave për CV-i ,letër motivuese, dhe intervistave për punë.

Programi i punës praktike/internships:  ofrimi dhe informimi i studentëve për mundësitë për punë praktike në institucionet e drejtësisë në Kosovë,organizata ndërkombëtare dhe vendore.  Programi i praktikës menaxhohet nga qendra për zhvillim të karrierës, aplikimi për punë praktike bëhet në qendër të karrierës dhe përzgjedhja e studentëve për punë praktike bëhet nga dekanati i fakultetit juridik.

Qëllimi kryesor i qendrës është vendosja e studentëve në punë praktike/internships që të mundësohet aftësimi dhe zhvillimi profesional i studentëve përmes punës praktike.

Qendra ofron informata për bursa studimi,  konferenca, trajnime dhe informacione të tjera me interes për studentët.

Qendra është e hapur çdo ditë pune prej  8.00 deri në ora 16.00.