Shërbimi i studentëve

Përgjegjësitë e zyrtarëve për studime themelore

1.     Regjistrimi i vitit për studentët, respektivisht semestrit dimëror dhe veror;

2.     Pranimi i fletëparaqitjeve dhe dokumentacionit të kandidatëve të paraqitur në konkurs për pranimin e studentëve të rinjë;

3.     Adresimi i kërkesave të ndryshme të studentëve në lidhje me çështjet administrative/teknike të studimeve;

4.     Pranimi i fletëparaqitjeve të provimeve;

5.     Mirëmbajtja e dosjeve të studentëve;

6.     Lëshimi i vërtetimit mbi statusin e studentit, çertifikatës së notave dhe dokumenteve tjera nga evidenca e shërbimit të studentëve;

7.     Përpilimi i procesverbalit mbi përfundimin e studimeve;

8.     Shënimi i të dhënave të të diplomuarve në SEMS të nevojshme për lëshimin e diplomës;

9.     Verifikimi dhe kompletimi i dosjes së studentit të nevojshme për lëshimin e çertifikatës së diplomimit apo diplomës.

 
* Shërbimet për studentë procedohen nga zyrtarët e këtij shërbimit në sportelet përkatëse të fakultetit në katin e parë.