Zyra për studime klinike

Zyra për Studim Klinik (ZSK) është themeluar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në pranverë të vitit 2013. Qëllimi i themelimit të ZSK-së është të themelojë dhe të ndihmojë në përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e lëndëve klinike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinëa (FJUP).
Qëllimi parësor i lëndëve klinike është që të ndihmojë studentët të zhvillojnë shkathtësitë që atyre do tu nevojiten gjatë përfaqësimit të suksesshëm dhe etik të klientëve të tyre në të ardhmen kur ata do të praktikojnë profesionin e juristit dhe të paraqes para studentëve modele se si të mësojnë për vetën e tyre shkathtësitë e profesionit të juristit pasi që ata të përfundojnë fakultetin juridik. Si të tilla, lëndët klinike janë përpiluar në atë mënyrë që studentëve të interesuar tu japin një mundësi që të zhvillojnë një numër të shkathtësive të tyre praktike, siç përcaktohet nga profesorët e FJUP-së të cilët do të ligjërojnë në secilën lëndë klinike. Disa nga shkathtësitë të cilat studentët mund t’i përvetësojnë janë:
(l) intervistimi i klientit dhe i dëshmitarit,
(2) mbledhja dhe analiza e fakteve,
(3) krijimi i strategjive për të zgjidhur problemet e klientëve,
(4) ofrimi i këshillës juridike klientëve për problemet e tyre ligjore dhe ofrimi i këshillës dhe shërbimeve jo-juridike, në rast se konsiderohet e domosdoshme në rastin në fjalë, dhe ndjekja e mjeteve juridike,
(5) negocimi i kërkesave të klientit me avokatët e tjerë, agjensitë, apo individët e tjerë të komunitetit,
(6) hartimi i parashtresave dhe dokumenteve të tjera ligjore
(7) përgatitja e rasteve për gjykim,
(8) provimi i rasteve në gjykatë dhe para agjencive të ndryshme administrative,
(9) përgatitja e njoftimeve të shkurta ligjore dhe
(10) ballafaqimi me çështje të përgjegjësisë profesionale që lindin gjatë procesit të zgjidhjes së problemeve të klientit.
Lëndët klinike:
Momentalisht në FJUP zhvillohen keto lëndë klinike:
Klinika Juridike Kushtetuese
Klinika Juridike Administrative
Klinika Juridike Penale
Biblioteka burimore e ZSK-së:
ZSK-ja posedon bibliotekën e saj e cila gjendet ne forme elektronike po edhe ne kopje fizike. Publikimet dhe materialet në Bibliotekën Burimore janë të destinuara fillimisht për shfrytëzim nga ana e profesorëve të FJUP-së të cilët ligjërojnë në lëndët klinike dhe për studentët të cilët i vijojnë ligjëratat nga këto lëndë. Pra të drejtën ekskluzive që të parët t’i shfrytëzojnë këto materiale e kanë ligjëruesit e lëndëve klinike dhe studentët që i vijojnë këto ligjërata. Megjithatë, profesorëve të tjerë dhe studentëve tjerë të FJUP-së mund t’u lejohet të kenë qasje në dokumentet dhe burimet tjera të Bibliotekës, nën mbikqyrjen dhe kushtet e përcaktuara nga stafi i ZSK-së.
Lokacioni:
Lokacioni i ZSK-ës është Salla numër 5 në hapësirën e gjykatorës (Qendres së karrierës) së fakultetit Juridik (Kati III).