Pyetje të shpeshta

PYETJE TË SHPESHTA NGA STUDENTËT

 

1.      Si bëhet kërkesa për vërtetim të statusit të studentit?

-        Studenti/ja lajmërohet tek zyrtari për shërbimi të studentëve me ID kartelë studentore;

-        Kërkesa bëhet në mënyrë verbale;

-        Pas marrjes së vërtëtimit nga zyrtari i shërbimit të studentëve, vërtetimi duhet të protokolohet tek zyra arkivit nga ana e studentit/es.

     

2.      Si bëhet kërkesa për nxjerrjen e transkriptës së notave?

 

- (Studenti nga llogaria e SEMS-it nga vegza ,,Pagesat’’ e ruan dhe e printon fletëpagesen për transkript të notave)

-
Për këtë kërkesë duhet të bëhet një pagesë prej 2,50 Euro në një nga bankat komerciale ose në Postën e Kosovës.

-
Studenti/ja lajmërohet tek zyrtari për shërbim të studentëve me ID kartelë studentore;

-
Kërkesa bëhet në mënyrë verbale tek zyrtari i shërbimit;

- Pas marrjes së transkriptës, ajo protokolohet tek zyra arkivit nga ana e studentit/es.

 

3.      Si bëhet regjistrimi i semestrit?

-        Studenti/ja duhet të nxjerrë fletëpagesën nga programi SEMS përmes llogarisë së tij/saj studentore;

-        Pagesa bëhet në një nga bankat komerciale ose në Postën e Kosovës;

-        Pas tri dite, pagesa dorëzohet në zyrën për shërbim të studentëve së bashku me fletëregjistrimin i cili nxirret nga faqja zyrtare të internetit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Juridik, Fletëregjistrimi (Kliko këtu)

 

4.      Si aplikohet për çertifikatë diplome?

-        Studenti/ja pasi të kaloj me sukses provimin e fundit të planprogramit në të cilin është regjistruar paraqet kërkesën në arkivën e fakultetit;

-        Formulari i kërkesës për çertifikatë diplome së bashku me fletëregjistrimin tërhiqet tek zyrtari për mësim, zyra nr. 2;

-        Studenti duhet të bëjë një pagesë për çertifikatë diplome në njërën nga bankat komerciale ose Postën e Kosovës;

-        Fletëpagesa nxirret përmes llogarisë individuale e studentit/es në SEMS;

-        Kërkesa, së bashku me të gjitha dokumentet e cekura dorëzohet në zyrën për shërbim të studentëve.

 

5.      Si aplikohet për diplomë?

-        Pasi të bëhet verifikimi i notave nga ana e shërbimit për studentë, studenti/ja bën një pagesë për diplomë në njërën nga bankat komerciale ose Postën e Kosovës;

-        Fletëpagesa nxirret nga llogaria individuale e studentit në SEMS. Pagesa për diplomë bëhet çdo te premte;

-        Fletëpagesa dorëzohet ditën e mërkurë së bashku me dosjen e cila merret në zyrën e kartotekës;

-        Për diplomë të niveli Master nevojitet edhe përkthimi i titutlli të temës së masterit.

-        Dosja e kompletuar me këto dokumente dorëzohet tëk zyrtari i lartë i shërbimit, zyra nr. 1.

 

6.      Si bëhet paraqitja e provimit?

-        Praqitja e provimit bëhet përmes llogarisë personale të studentit/es në SEMS ku në vegzën e listës së lëndëve figurojnë lëndët të cilat studenti/ja mund t’i paraqes për t’iu nënshtruar provimit;

-        Studenti/ja e nivelit master duhet të bëjnë pagesën për provim në njërën nga bankat komerciale ose Postën e Kosovës dhe të sjellë fletëpagesën në zyrën për shërbim të studentëve të nivelit master.

 

7.      Cilat janë kushtet për fitimin e bursës universitare?

-        Studenti/ja duhet të ketë përfunduar provimet e vitit përkatës brenda afatit të rregullt të vitit akademik (të gjitha provimet e vitit duhet të përfundojnë në shtator të atij viti akademik dhe të mos ketë vit të përsëritur);

-        Të jetë student/e e rregullt;

-        Nota mesatare duhet të jetë së paku 9.00.

 

8.      Cilat janë kushtet për regjistrimin e vitit akademi?

-        Viti i parë akademik regjistrohet me rastin e pranimit të studentit në studimet përkatëse;

-        Për të regjistruar vitin e dytë student duhet të këtë përfunduar së paku 70% të provimeve në vitin paraprak;

-        Për të regjistruar vitin e tretë student duhet të ketë përfunduar së paku 60% të provimeve në vitin paraprak;

-        Për të regjistruar vitin e katërt, student duhet të ketë përfunduar së paku 40% të vitin paraprak;

-        Çdo fillimvit akademik, Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i rishqyrton kriteret e regjistrimit të vitit akademik.

 

9.      Cila është koha e regjistrimit të semestrit?

-        Koha e rregullt e regjistrimit të semestrit dimëror është 1-15 tetor të secilit vit akademik;

-        Koha e rregullt e regjistrimit të semestrit veror është 15 shkurt – 1 mars të secilit vit akademik.

 

10.  Si bëhet kërkesa për pyetje me komision?

-        Në rastet kur studenti/ja dështon të përfundoj me sukses provimin edhe pas herës së tretë të nënshtrimit të testimit në atë provim, studenti/ja duke arsyetuar kërkesën e tij mund të kërkojë nga dekani që të autorizoj formimin e një komisioni për të pyetur studentin/en e cila ka parashtruar kërkesën;

-        Dekani vendos sipas arsyetimit dhe fakteve të ofruara.

 

11.  Si caktohet orari i konsultimeve me profesor?

-        Studenti/ja njoftohet për orarin e konsultimeve në fillim të semestrit për secilën lëndë nga ana e Profesorit të lëndës;

-        Profesori, shënon në sillabus të lëndës përkatëse orarin dhe lokacionin e konsultimeve.

 

12.  Si bëhet kërkesa për tezë të masterit?

-        Pas perfundimit të të gjitha provimeve studenti/ja duhet të lajmerohet në zyrën e shërbimit për student të nivelit master për të bërë verifikimin e notave;

-        Studenti/ja rekomandohet që paraprakisht të bisedoj me një profesor të lëmisë së caktuar i cili është i gatshëm të shërbejë si mentor në një tezë masteri të propozuar nga studenti/ja;

-        Studenti/ja duhet të dorëzojë një kërkesë për miratim të tezës së masterit në zyrën për shërbim të studentëve;

-        Këkresën për miratim të tezës e përgatit studenti/ja duke ia bashkëlidhur arsyeshmërinë për tezën e përcaktuar dhe një kornizë të shkurtër përmbajtësore në atë se çka do të përmbajë teza, cilat janë hipotezat kryesore të saj si dhe burimet kryesore;

-        Kërkesa duhet të përpilohet në shtatë kopje, të protokolohet në arkivën e fakultetit dhe në fund të deponohet në zyrën për shërbim të studentëve në nivelin master.

 

13.  Si aplikohet për diplomë dublikat?

-        I/e diplomuara duhet të bëjë shpalljen publike për pavlefshmëri të diplomës paraprake në njërën nga gazetat ditore të Kosovës;

-        Një pagesë prej 25.00 Euro duhet të bëhet në njërën nga bankat komerciale ose Postën e Kosovës;

-        Fletëpagesa nxirret nga faqja zyrtare e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në këtë vegzë: http://uni-pr.edu/AplikimiOnline/Fletepagesa-per-regjistrim.aspx;

-        I/e diplomuara e deponon fletëpagesën së bashku me shpalljen e pavlefshmërisë të diplomës paraprake si dhe kopjen e letërnjoftimit valid në Administratën Qendrore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtian” e cila ndodhet në objektin e Bibliotekës Universitare jashtë Fakultetit Jurdik.

 

14.  Si bëhet kërkesa për nxjerrjen e transkriptit të notave për të diplomuarit?

-        Studenti/ja bënë një një pagesë për transkriptë të notave në njërën nga bankat komerciale ose Postën e Kosovës;

-        Fletëpagesa nxirret nga faqja zyrtare e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në këtë vegzë: http://uni-pr.edu/AplikimiOnline/Fletepagesa-per-regjistrim.aspx;

-        Kërkesa për transkriptë bëhet me shkrim të cilën e përpilon studenti/es duke ia drejtuar sektorit të arkivës së Fakukltetit Juridik;

-        Kërkesa, së bashku me dokumentet e cekura deponohet në arkivën e fakultetit (zyra nr. 4).

 

15.  Si bëhet kërkesa për nxrjerrjen e shtojcës së diplomës për të diplomuarit nga Presheva, Medvegja e Bujanoci?

-        Kërkesa për shtojcë bëhet me shkrim të cilën e përpilon studenti/ja duke ia drejtuar zyrtarit të lartë të shërbimit të studentëve të fakultetit;

-        Së bashku me kërkesë, studenti/ja dorëzon edhe një kopje të diplomës tek zyrtari i lartë për shërbim të studentëve (zyra nr. 1).

 

16.  Si bëhet ç’regjistrimi nga studimet?

-        Studenti/ja e bënë një kërkesë për ç’regjistrim duke ia drejtuar dekanit;

-        Kërkesën e përpilon studenti individualisht duke ofruar arsyet për lejimin e ç’regjistrimit;

-        Së bashku me kërkesën studenti/ja duhet të deponojë një kopje të ID kartelës studentore dhe një kopje të letërnjofitmit valid;

-        Kërkesa deponohet në zyrën e arkivës së fakultetit.

 

17.  Si bëhet pagesa për semestër, transkriptë të notave, çertifikatë diplome, diplomë?

-        Fletëpagesa nxirret nga faqja zyrtare e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në këtë vegzë: http://uni-pr.edu/AplikimiOnline/Fletepagesa-per-regjistrim.aspx;

-        Pagesa bëhet në njërën nga bankat komerciale ose Postën e Kosovës dhe dorëzohet pas tre ditëve të pagesës tek zyra e shërbimit për studentë.

 

18.  A mund të bëhe ndryshimi i lëndëve zgjedhore pasi që është bërë zgjedhja e tyre nga ana e studentit/es?

-        Studenti/ja nuk ka të drejtë të ndryshojë lëndët zgjedhore pasi që ai me vullnet t’i ketë zgjedhur ato lendë paraprakisht.

 

19.  Sa kredi ECTS akumuloj gjatë studimeve themelore, master dhe doktoraturë?

-        Pas përfundimit me sukes të studimeve themelore (bachelor) studenti akumulon gjithësejt 240 ECTS kredi;

-        Pas përfundimit me sukes të studimeve master studenti akumulon gjithësejt 60 ECTS kredi;

-        Pas përfundimit me sukes të studimeve të doktoratë studenti akumulon gjithësejt 180 ECTS kredi.

 

20.  Si bëhet pajisja me ID kartelë studentore?

-        Pas pranimit me sukses në fakultet (bachelor, master dhe doktoratë) studenti/ja regjistrohet në administratën qendrore dhe bëhet fotografimi për ID;

-        Vendi dhe koha se kur duhet të paraqiten në administratën qendrore parashihet në konkurs për regjistrim të studimeve përkatëse.

 

21.  Si të qasemi në SEMS?

-        Qasja në SEMS (Sistemi Slektronik për Menaxhimin me Studentë) bëhet duke u qasur në vegzën: www.notimi.uni-pr.edu;

-       Pasi studenti/ja të kyçet në këtë vegzë hapet dritarja ku kërkohet të shënohet numri i ID-së dhe fjalëkalimi;

-       Fjalëkalimi për herë të parë për secilin student është numri personal i letërnjoftimit dhe pasi të kyçet për herë të parë pastaj i ofrohet mundësia e vënies së fjalëkalimit të ri;

-       Rekomandohet qe secili student të ndryshojë fjalëkalimin me rastin e çasjes së parë në llogarinë e tij/saj personale në SEMS për arsye sigurie.

 

22.  Cili është orari i punës me palë i zyrës së shërbimit për studentë?

-        E hënë 10:00 – 12:00 dhe 13:00-15:00;

-        E martë 10:00 – 12:00 dhe 13:00-15:00;

-        E mërkurë 10:00 – 12:00 dhe 13:00-15:00;

-        E premte 10:00 – 12:00 dhe 13:00-15:00;

-        Të enjtën shërbimit i studentëve nuk është i hapur për punë me palë.

 

23.  Ku gjendet administrate qendrore?

-        Administrata Qendrore gjendet në objektin e Bibliotekës Universitare.

 

24.  Në cilën kohë zgjedhen lëndët zgjedhore?

-        Studenti/ja duhet të përcaktohet për lëndët zgjedhore në javën e parë të çdo semestri.

 

25.  Ku mund të gjejmë orarin e provimeve, ligjeratave dhe sillabusët e lëndëve?

-        Orari i provimeve, ligjeratave dhe sillabusët e lëndëve postohen në faqen zyrtare të Fakultetit Juridik në këtë vegzë:  http://juridiku.uni-pr.edu/.

 

26.  Si bëhet refuzimi notës?

-        Secili student ka të drejtën qe brenda 48 orëve të notimit të studentit të refuzojë notën me të cilën është shënuar suksesi i tij/saj në SEMS;

-        Studenti duhet të përcjellë llogarinë e tij/saj personale në SEMS pas marrjes së rezultatit në mënyrë të rregullt me qëllim të shfrytëzimi të të drejtave të tij/saj.

 

27.  Sa është kohëzgjatja maksimale e studimeve?

-        Studenti mund të zgjasë studimet e tij deri në maksimum sa dyfishi i studimeve në atë program ku është i regjistruar.

 

28.  Informatat mbi lokacionin e sallave, bibliotekave, zyrat për shërbim të studentëve kabineteve, dekanatit etj.

-        Të gjitha informatat në lidhje me këtë çështje ndodhen në tabelat njoftuese brenda fakultetit.

 

 

* Pagesat të cilat nuk janë specifikuar këtu janë të shënuara në fletëpagesat përkatëse me rastin e nxjerrjes së tyre nga SEMS.

** Informatat e lartëshënuara vlejnë për nivelin baçelor dhe master përveq nëse është specifiukar ndryshe.