Instituti për Hulumtime dhe Studime Juridike


Instituti për Hulumtime dhe Studime Juridike (këtu e tutje: IHSJ) është institut i themeluar në kuadër të Fakultetit Juridik, nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” duke u bazuar në nenin 13 dhe 65 të Statutit të Universitetit. Organzimi dhe funksionimi i institutit përcaktohet nga Rregullorja e Institutit për Hulumtime dhe Studime Juridike (Nr. Prot. 314, datë: 7 Shkurt 2014).

Misioni

IHSJ është institute publik autonom i arsimit të lartë në kuadër të Fakultetit Juridik, që zhvillon hulumtime juridike, kërkime shkencore juridike, këshillime profesionale nga fusha juridike. IHSJ ka këto qëllime:

-Të përkrahë dhe përparojë zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e hulumtimeve dhe studimeve juridike;
-Të zhvillojë dhe përparojë kapacitetet njerëzore për veprimtari hulumtuese juridiko-shkencore;
-Të përparojë infrastrukturën për hulumtime dhe studime juridike;
-Të realizojë dhe promovoj jetësimin e njohurive juridike në veprimtari të tjera shkencore;
-Të fuqizojë ndërkomtarizimin e veprimtarive juridiko-shkencore.


Aktivitetet

IHSJ duke u bazuar në mandatin ligjor dhe duke pasur synim plotësimin e misionit dhe vizionit të vet do të ketë aktivitete të shumta. Aktivitetet kryesore të rregullta do të jenë si vijon më poshtë:

-
Realizimi dhe mbështetja e hulumtimeve dhe studimeve juridike;
-Mbështet stafin akademik të fakultetit në avancimin e tyre akademik;
-Propozon avancimin e planprogrameve dhe programeve të studimit;
-Realizimi e analizave dhe ekspertizave nga fusha juridike;
-Organizimi i seminareve, konferencave, punëtorive, trajnimeve nga fusha juridike;
-Promovimi dhe avancimi i revistës shkencore të fakultetit;
-Pasurimi i bibliotekës së fakultetit me botime bashkëhorore;
-Promovon bashkëpunimin me institutet, organizatat, kompanitë vendore dhe ndërkombëtare;
-Inkuadron studentët në punë praktike dhe aspekte ligjore.