Ceremonia e lansimit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Juridike 27 shkurt 2020 FAKULTETI JURIDIK I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS INSTITUTI PËR HULUMTIME DHE STUDIME JURIDIKE (IHSJ) Ceremonia e lansimit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Juridike Sot me datë 27.02.2020, u mbajt ceremonia e lansimit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Juridike. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin: rektori, dekani, UNDP, përfaqësues të drejtësisë, profesorë dhe student. Me këtë rast rektori i Universiteti prof. Marjan Dema mori fjalën dhe përgëzoi Fakultetin Juridik për themelimin e Institutit dhe u uroi suksese në vazhdim. Fjalë përshëndetëse shprehu edhe dekani i Fakulteti Juridik prof. Haxhi Gashi, i cili e mirëpriti krijimin e këtij Instituti, si faktor shumë i rëndësishëm në avancimin e studimeve Juridike. Prezente ishte edhe përfaqësuesja e UNDP-së Maria Suokko, e cila shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të UNDP-së dhe Institutit. Drejtoresha e Institutit prof. Mirlinda Batalli, prezantoi objektivat e Institutit, shprehu falenderime për të gjithë pjesëmarrësit e në vecanti UNDP-në. Si dhe në fund u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Juridik dhe UNDP-së.