TAKIM PREZANTUES – INSTITUTI PËR HULUMTIME DHE STUDIME JURIDIKE

     Drejtoresha e Institutit për Hulumtime dhe Studime Juridike Prof.Dr.Mirlinda Batalli dhe Sekretari Prof.Dr.Bashkim Preteni pritën në takim prezantues koordinatorët e Qendrave përkatese që veprojnë në kuadër të Institutit.
    Drejtoresha më ç’rast falënderoi të pranishmit si dhe para tyre prezantoi misionin dhe vizionin e Institutit si dhe i njoftoi për aktivitetet e rradhës. Koordinatorët, gjithashtu, shprehen faleminderimet e tyre si dhe u zotuan që do të fillojnë me propozime për aktivitete të ndryshme në koordinim të plotë edhe me katedrat përkatese.