Takimi me zyrtarë nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës

    Takimi me zyrtarë nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës

    Drejtoresha e IHSJ sot priti në takim zyrtarë nga Ministria e Jashtme e RKS.
    Ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin në mes të MPJ-së më gjegjësisht Akademisë Diplomatike dhe IHSJ.
    Disa nga pikat kyçe të cilat u përmendën si kryesore për thellimin e bashkëpunimit ishin:
    • Bashkëpunimi në programin e trajnimeve ku përpilimi i kurrikulave të trajnimit do të përkrahet nga IHSJ.
    • Hartimi i një manuali – doracaku i cili shërben si udhëzues për pikat kryesore të ligjërimit në trajnime.
    • Mbajtja e një seminari dy ditorë në Fakultetin Juridik nga diplomatë të MPJ-së dhe profesorë të Fakultetit Juridik.
    Takimi vazhdoi me diskutime ku u propozuan shumë ide, duke theksuar këtu nevojën për pjesëmarrjen e profesorëve nga Fakulteti Juridik si ligjërues në trajnimet e mbajtura në Akademinë Diplomatike, mbajtjen e ligjeratave nga diplomatë të huaj në Fakultetin Juridik, hartimin e një libri për të drejtat e njeriut në praktikë, etj.