BËHU PJESË E GARËS “E DREJTA NDËKOMBËTARE PRIVATE”

     BËHU PJESË E GARËS
    “E DREJTA NDËKOMBËTARE PRIVATE”

    Të gjithë studentët e interesuar të secilit Fakultet Juridik, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” dhe Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, që aktualisht janë në vitin e tretë (2018/2019) të studimeve Bachelor, ftohen të aplikojnë dhe të bëhen anëtarë të ekipeve që do të përfaqësojnë secilin prej fakulteteve përkatës në garën e parë të llojit të saj për të Drejten Ndërkombëtare Private - DNP, që do të mbahet në Prishtinë, Tetor 2019.

    Rreth garës për të Drejtën Ndërkombëtare Private
    Gara e DNP është një garë kombëtare për studentë, organizuar për herë të parë nga Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina". Ajo synon të bëhet një nga gjykimet e simuluara më të mëdha kombëtare, duke sjellë së bashku studentë nga pesë Universitetet Publike të Kosovës. Qëllimi i garës është familiarizimi I studentëve me fushën e të drejtës ndërkombëtare private për zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare, përmes analizimit të një problemi konkret dhe trajnimin e studentëve për metodat e zgjidhjes alternative të kontesteve.
    Nxënësit e zgjedhur pritet të punojnë së bashku në kryerjen e hulumtimeve dhe hartimin e një draft - Memorandumi, pasuar nga prezantimi I argumenteve para një jurie profesionale.

    AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM
    E PREMTE, 19 KORRIK 2019
    Apliko për tu bërë pjesë e ekipit që do të përfaqësoj fakultetin përkatës, duke dërguar CV dhe një letër motivimi. Studentët duhet të:
    ● Kanë aftësi të mira analitike;
    ● Jenë ambicioz, bashkpunues dhe të dedikuar;
    ● Kenë mesataren mbi 9.0.


    Universiteti I Prishtinë, Fakulteti Juridik
    “Agim Ramadani” Rr. n./n.
    10000 Prishtina
    Republika e Kosovës

    E-mail: [email protected]

     

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
26 27 282930311
2 34 5678
91011 12131415
16171819202122
23242526272829
30123456