Dy anëtarë të stafit akademik të Fakultetit Juridik mbrojnë me sukses temat e tyre të doktoraturës

    Dy anëtarë të stafit akademik të Fakultetit Juridik mbrojnë me sukses temat e tyre të doktoraturës Me dt. 4 dhe 5 Korrik 2019 kanë mbrojtur me sukses temat e tyre të doktoraturës kolegët z. Islam Pepaj dhe z. Qerkin Berisha

    z.Pepaj ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës nga fusha Juridike-Kushtetuese-Administrative me titull “Kontrolli gjyqësor i vendimmarrjes administrative në zbatim të nenit 53 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, nën udhëheqjen e Mentorit Prof.Dr. Mirlinda Batalli dhe para komisionit profesional, në përbërje: Prof.Dr. Arsim Bajrami, Fakulteti Juridik – Kryetar, Prof.Asoc.Dr.Jeton Shasivari,Fakulteti Juridik i UEJL,Tetovë - Anëtar i jashtëm dhe Prof. Ass. Dr. Murat Jashari, Fakulteti Juridik – Anëtar.

    Gjersa z.Berisha mbrojti me sukses temën e doktoraturës nga fusha Juridike-Civile me titull ““Fitimi i të drejtës së pronësisë në mënyrë origjinere, studimi krahasues në mes të drejtës civile të Kosovës me disa të drejta të vendeve të Evropës”, nën udhëheqjen e Mentorit Prof.Dr.Abdulla Aliut dhe para komisionit profesional në përbërje: Prof.Asoc.Dr Haxhi Gashi, Fakulteti Juridik – Kryetar, Prof.Dr. Dr. Mariana Semini, Fakulteti i Drejtësisë-Universiteti i Tiranës Shkolla e Mgjistraturës - Anëtare e jashtme dhe Prof. Dr. Nerxhivane Dauti, Fakulteti Juridik – Anëtar.


    Menaxhmenti i Fakultetit Juridik përgëzon kolegët duke iu uruar suksese të tjera arritjesh profesionale.



     

Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
30 12 3456
7 89 10 111213
14 151617181920
21222324252627
28293031123
45678910