Dy anëtarë të stafit akademik të Fakultetit Juridik mbrojnë me sukses temat e tyre të doktoraturës

    Dy anëtarë të stafit akademik të Fakultetit Juridik mbrojnë me sukses temat e tyre të doktoraturës Më dt. 4 Korrik 2018 kanë mbrojtur me sukses temat e tyre të doktoraturës kolegët znj. Flutura Tahiraj dhe z. Florent Muqaj. Znj. Tahiraj ka mbrojtur temën e doktoraturës me titull “Korrupsioni Zyrtar dhe Veprat Penale Kundër Detyrës Zyrtare në Republikën e Kosovës Gjatë Periudhës 2008-2015” nën mentorimin e Prof. Dr. Rexhep Gashi, pranë komisionit profesional në përbërje të Prof. Dr. Haki Demolli (kryetar), Prof. Dr. Azem Hajdari (anëtar) dhe Prof. Dr. Ismajl Zeneli (anëtar).
    Ndërsa zt. Florent Muqaj ka mbrojtur temën e doktoraturës me titull “Roli i Presidentit në Funksionimin e Sistemit Kushtetues dhe në Përfaqësimin e Unitetit të Popullit” nën udhëheqjen e Prof. Dr. Arsim Bajrami, pranë komisionit profesional në përbërje të Prof. Dr. Visar Morina (kryetar), Prof. Ass. Dr. Murat Jashari (anëtar) dhe Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi (anëtar). Menaxhmenti i fakultetit i uron për këto arritje profesionale duke i uruar suksese tjera në ngritjen profesionale.
     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
25 26272829301
2 3 45678
910 1112131415
16 17 18 19202122
23242526272829
303112345