Eksperti nga SHBA Terrence Hake do të mbajë dy sesione ligjeratash mbi korrupsionin publik dhe masat për luftimin e tij

     Ekperti nga SHBA Terrence Hake do të mbajë dy sesione ligjeratash mbi korrupsionin publik dhe masat për luftimin e tij

    Në kuadër të bashkëpunimit të mirëfilltë tashmë të vendosur me Ambasadën Amerikane në Kosovë, Fakulteti Juridik organizon dy sesione ligjeratash me ekpertin Terrence Hake në kuadër të javës për luftimin e korrupcionit në Kosovë. Fokusi i ligjeratave të z. Hake do të jetë “Korrupcioni Publik dhe Etika Ligjore” si dhe “Masat e Fshehta, Korrupcioni Publik dhe Prezentimi i Fakteve”.
    Dy sesionet do të mbahen të hënën me dt. 10 Dhjetor 2018 nga ora 10:30-12:30 dhe 14:30-16:30 në sallen e USAID-it.
    Vizita e z. Hake është sponsoruar nga divisioni i diplomacisë publike i ambasadës amerikane në Kosovë.
     

Arkiva e lajmeve

«mars»
MaEnPrShDi
2526 2728 123
456 7 8910
11 12 13 14 15 1617
18 19 2021222324
25262728293031
1234567