Fakulteti Juridik përfaqësohet në konferencën ndërkombëtare me titull “Kosova dhe e Drejta Ndërkombëtare” qe do të mbahet në Paris më 6 Qershor 2018

    Fakulteti Juridik në bashkëpnim me Universitetin e Parisit Nanterre, Qendrën për të Drejtën Ndërkombëtare Nanterre dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Francë organizojnë një simpozium të përbashkët për të diskutuar çështje të rëndësishme ligjore për Kosovën dhe të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Fakulteti Juridik do të përfaqësohet nga Dekani Prof. Asoc. Dr. Haxhi Gashi, Prof. Dr. Enver Hasani, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Prof. Asoc. Dr. Qerim Qerimi, Prof. Ass. Dr. Remzije Istrefi dhe Prof. Ass. Dr. Besfort Rrecaj. Në këtë simpozium do të ligjerojnë profesorë edhe ekspertë të çështjeve të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, evropiane, kushtetuese dhe civile nga Universiteti i Parisit Nanterre, Universiteti i Romës, Universiteti i Bukselit si dhe nga Shoqata Franceze për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Instituti i së Drejtës Ndërkombëtare. Gjithashtu, aty do të jetë prezent edhe Ambasadori i Repulibkës së Kosovës në Paris z. Qendrim Gashi i cili do të hapë këtë konferencë.


    Për më shumë shikoni agjendën (Kliko këtu)


     

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789