Fakultetit Juridik i shtohen edhe dy doktorantë të rinjë

    Fakultetit Juridik i shtohen edhe dy doktorantë të rinjë Javën e kaluar më dt. 27 Qershor respektivsisht më 28 Qershor 2018 kanë mbrojtur me sukses
    te plotë temat e tyre të doktoraturës asistenti z. Flamur Hyseni dhe asistentja znj. Emine Abdyli
    Pozhari. Kandidati Flamur Hyseni ka mbrojtur punimin me temën “Ndikimi i procesit të
    integrimit evropian në sovranitetin shtetëror - analizë kushtetuese dhe krahasuese” nën
    udhëheqjen e mentorit Prof. Dr. Visar Morina, pranë komisionit të mbrojtjes në përbërje të
    Prof. Dr. Osman Ismajli (kryetar), Prof. Ass. Dr. Gjyljeta Mushkolaj (anëtare) dhe Jeton Shasivari
    (anëtar i jashtëm). Kandidatja Emine Abdyli Pozhari ka mbrojtur punimin me temën “Vepra
    penale e trafikimit me njerëz në Republikën e Kosovës gjatë periudhës 2005-2014” nën
    udhëheqjen e Prof. Dr. Haki Demolli, pranë komisionit në përbërje të Prof. Dr. Fatmir Sejdiun
    (kryetar), Prof. Dr. Rexhep Gashin (anëtar) dhe Prof. Dr. Ismail Zejneli (anëtar i jashtëm).
    Menaxhmenti i fakultetit i uron kolegët për këtë arritje duke iu dëshiruar suksese tjera në
    karrierë.
     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
25 26272829301
2 3 45678
910 1112131415
16 17 18 19202122
23242526272829
303112345