Ftesë për konferencën "“Kushtetuta e Kosovës: 10 Vjet nga hyrja e saj në fuqi”, më 14.6.2018, ora 9:00 në Gjykatore

      FTESË
     




    Me rastin e 10-të vjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 14 Qershor 2018, Dekani i Fakultetit Juridik ka nderin t’ju ftoj juve që të merrni pjesë dhe të prezentoheni si folës kryesor në konferencën e cila do të diskutoj çështje të rëndësishme kushtetuese me titull “Kushtetuta e Kosovës: 10 Vjet nga Hyrja e Saj në Fuqi”, e cila organizohet nga Fakulteti Juridik.
    Kjo konferencë do të diskutoj sfidat dhe proceset e Kosovës dhe realizimi i parimeve të saj kushtetutese ndërkohë që Kosova tenton që të tejkalojë tranzicionin e saj.
    Lista e folësve tjerë përfshinë Pror. Dr. Enver Hasani, ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare; Prof. Dr. Arsim Bajrami, ish Ministër i Edukimit dhe Profesor i së Drejtës Kushtetuese; Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Kryesues i Komisionit për Draftimin e Kushtetutës dhe Profesor i së Drejtës Evropiane dhe folës tjerë të shquar të fushës.
    Konferenca do të mbahet të Enjtën më 14 Qershor 2018, duke filluar nga ora 9:00 në Gjykatorën e Fakultetit Juridik.

    Ju lutem që të konfirmoni pjesëmarrjen duaj tek znj. Sevidje Rexhepi deri në fund të kësaj jave në këtë email adresë [email protected] ose në tel: 038 229 763.



    Prezenca juaj do të na nderojë!


    Me respekt,
    Prof. Asoc. Dr. Haxhi Gashi
    Dekan
     

Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
26 272829 30 12
3 45 678 9
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456