Kolegu Luz Balaj përfundon me sukses programin LL.M. në Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit

    Kolegu Luz Balaj përfundon me sukses programin LL.M. në Qeverisje  Demokratike dhe Sundim të Ligjit Kolegu nga Fakulteti Juridik asistenti Luz Balaj ka përfunduar me sukses studimet e nivelit
    master LL.M. në Universitetin e Ohajos Veriore (Ohio Northern University-ONU), me ç’rast
    është kthyer prap në mesin e kolegëve të tij në Prishtinë. Ndër të tjerash, z. Balaj është
    certifikuar për pedagogji juridike dhe trajnuese. Në kuadër të programit z. Balaj ka
    bashkëpunuar me profesorët nga ONU në implementimin e metodave interaktive të
    mësimdhënies të cilat kanë për qëllim rritjen e angazhimit të studentëve në klasë.
    Ky program është përkrahur nga menaxhmenti i Fakulteti dhe është pjesë e një marrëveshje
    ndërmjet ONU-së, Ambasadës Amerikane, Fakultetit Juridik dhe Universitetit të Prishtinës
    “Hasan Prishtina” për rritjen e kapacitetit të stafit akademik. Menaxhmenti ka rekomanduar
    shkuarjen e z. Balaj në këtë program, në të cilin më herët kanë marrë pjesë edhe anëtarë tjerë
    të personelit akademik të këtij fakulteit. Kolegut Luz Balaj i urojmë suksese të mëtutjeshme në
    karrierën e tij profesionale.
     

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789