Konferenca për 10 vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

    Konferenca për 10 vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës  Konferenca për 10 vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës


    Sot u mbajt Konferenca me rastin e 10 vjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës me temen: “Kushtetuta e Kosovës: 10 vjet pas hyrjes në fuqi”.

    Të ftuar panelist ishin: SH.T. Greg Delawie, Ambasador i SHBA-ve në Kosovë, dhe profesorë të Fakultetit Juridik, Profesor Enver Hasani, profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Profesor Arsim Bajrami, profesor i të drejtës kushtetuese dhe ish-anëtar i Komisionit Kushtetues, Profesor Hajredin Kuçi, profesor i të drejtës private ndërkombëtare dhe drejtës së BE-së, Kryetar i Komisionit Kushtetuës dhe ish- Minister i Drejtësisë.

    Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Kosovës, Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryetari Gjykatës së Apelit, zv.Ministra, prokurorë, përfaqësues të institucioneve tjera, profesorë dhe studentë.

    Folësit në këtë konferencë theksuan rëndësinë e Kushtetutës si akt më i lartë juridik, qendrushmërinë kohore, sfidat e zbatimit dhe perspektiva për të ardhmën.

    Dekani Gashi hapi punimet e konferencës dhe theksoj se qëllimi i kësaj konference është diskutimi i përparësive dhe ngecjeve në zabtimin e Kushtetutës si dhe perspektiven që ofron për të ardhemën, duke nënvizuar se vendi i duhur i diskutimit është Fakulteti Juridik, ku janë studentët dhe profesorët. Sipas tij përveç kontributit të popullit të Kosovës në ndërtimin e shtetit, pa mbëshetjen e miqve ndërkombëtar Kosova nuk do të ishte në këtë fazë ku është sot.

    Ambasadori Z. Greg Delawie, potencoj rëndësinë e Kushtetutës për shtetin e Kosovës, parimet fundamentale që përmban Kushtetuta duke e cilësuar të njëjtë me atë të SHBA-ve, sfidat dhe sprovimin gjatë këtyre viteve të zbatimit. Gjithashtu, Ambasadori Delawie, shtoj edhe rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe forcimin e sundimit të ligjit.

    Profesor Enver Hasani, prezantoj temën, “Kufizimi me Vullnet i Juridiksionit Kushtetues: Pavarësia e Mbikqyrur dhe Gjykata Speciale”

    Profesor Arsim Bajrami, prezantoj temën, “Sfidat e Zbatimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Dhjetë Vjetorin e Pavarësisë”

    Profesor Hajredin Kuçi, prezantoj temën, “Kushtetuta dhe Misionet Ndërkombëtare në Kosovë: Respektimi dhe Anashkalimi i Saj”

    Të gjithë panelistet paraqitën pikëpamjet e tyre shkencore lidhur me temat e theksuara dhe ndërlidhjen me 10 vite të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Pas prezantimeve u zhvillua debat me pyetje dhe përgjigje lidhur me temat e prezantuara, si dhe veçoritë që përmban Kushtetuta e Republikës së Kosovës, reflektimi dhe performanca e institucioneve në raport me Kushtetutën dhe relacionin me të drejtën ndërkombëtare si dhe çështje tjera juridike.


     

Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
26 272829 30 12
3 45 678 9
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456