Konferenca e 15-të Rajonale për të Drejtën Ndërkombëtare Private me temën " Nga akti i së DNP i vitit 1982 kundrejt akteve të reja të DNP në rajon"

    Konferenca e 15-të Rajonale për të Drejtën Ndërkombëtare Private me temën " Nga akti i së DNP i vitit 1982 kundrejt akteve të reja të DNP në rajon"
    Sot në Fakultetin Juridik u mbajt Konferenca e 15-të Rajonale për të Drejtën Ndërkombëtare Private me temën " Nga akti i së DNP i vitit 1982 kundrejt akteve të reja të DNP në rajon". Në konferencë moren pjesë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, profesorë të Fakultetit Juridik, Universiteteve Gjermane, Instituti Max Planck për të drejtën private në Hamburg, si dhe regjioni; Zagrebi, Tirana, Shkupi, Kragujevci, expertë ndërkombëtarë në Kosovë për të drejten private, dhe studentë.
     
    Në këtë konferencë u diskutua për sfidat e vendeve rajonale në nxerrjen dhe zbatimin e ligjeve për të drejtën ndërkombëtare private dhe zbatimi i vendimeve të gjykatave ndërkombëtare në çështje civile/private si dhe përputhshmeria  me juridiksionin nacional. Në veçanti u diskutua draft-ligji i Kosovës për të drejten ndërkombëtare private, relacioni me ligjet civile dhe Kodin Civil në proces të draftimit si dhe harmonizimi me praktikat më të mira ndërkombëtare. Nga pjesmarrësit u prezantuan përvojat e shteteve të tyre dhe gjetja e një rruge më të mirë për vendet e Ballkanit në zbatimin e vendimeve në çështje civile/private me element ndërkombëtarë.
     
     
    Konferenca u organizua nga Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Projektin e BE-së- EU IPA Project “Strengthening policy formulation and legislative drafting”

    Agjenda (Kliko këtu)



    IMG_6734.jpg

    IMG_6735.jpg

    IMG_6736.jpg

    IMG_6737.jpeg

    IMG_6740.jpg



Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
26 272829 30 12
3 45 678 9
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456