Mundësi për punë praktike për studentë në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale

    Mundësi për punë praktike për studentë në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale  NJOFTIM

    Mundësi për punë praktike për studentë në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale

    Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për tre studentë të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina. Studentët duhet të jenë në vitin e fundit të studimeve të fakultetit juridik, ekonomik, biznes apo të ngjashme. Puna praktike do të mbahet në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale dhe në institucione të ndërlidhura me drejtësinë komeciale, partnerë të projektit, me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.

    Rreth Programit Drejtësia Komerciale

    Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt pesë vjeçar, dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat që do të zvogëlojnë mundësitë për korrupsion, do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të përmirësojnë kapacitetin e gjykatave mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi gjithashtu do të punojë me institucione relevante në ndërtimin e profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat; pastaj, rritjes së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë.

    Kandidatët duhet të kenë:

    • Shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor
    • Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip
    • Aftësi të mira komunikimi
    • Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim
    • Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare

    Dokumentet e kërkuara:

    Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:

    • CV në gjuhë angleze
    • Letër motivimi për interesimin ne fushën e të drejtës komerciale në gjuhën angleze
    • Certifikatën e notave
    • Vërtetimin nga fakulteti që është student

    Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën [email protected] Data e fundit e aplikimit është 12 shtator 2019 ora 16:00. Shënoni “Intern” në titullin e e-mail-it. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do te kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.


     

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
26 27 282930311
2 34 5678
91011 12131415
16171819202122
23242526272829
30123456