NJOFTIM / Për hapjen e SEMS për regjistrim të semestrit veror të vitit akademik 2019/20

    Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët për herë të parë janë regjistruar në UP, para vitit akademik 2019/20 dhe që nuk i kanë kryer obligimet administrative për regjistrim të semestrit veror dhe obligimet nga vitet akademike paraprake, këtë mund ta bëjnë nga data 05.05.2020 deri më 08.05.2020 ora 16.00 (E martë-premte).



    Paralajmërojmë të gjithë studentët të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit veror, se nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të semestrit veror të akademik 2019/20, rrjedhimisht këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimeve të afateve vijuese gjatë vitit akademik 2019/20.



    Ky njoftim për pagesë të semestrave vlen edhe për studentët të cilët gjatë këtij viti akademik presin ti nënshtrohen mbrojtjes së temës së diplomës dhe të cilët nuk janë të liruar nga pagesa sipas Ligjeve apo vendimeve në fuqi.



    Procedura e regjistrimit online të semestrit veror 2019/20



    Studenti pasi ta kryej pagesën elektronike të semestrit, obligohet që një kopje të dëshmisë së pagesës ta dërgoj në adresë/email të zyrtarit përkatës të shërbimit të studentëve ([email protected], [email protected], [email protected]) , ndërsa kopjen fizike obligohet që ta dorëzoj në momentin e parë që krijohen rrethanat.





     

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
25 262728293031
1 23 4 567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345