NJOFTIM: BURSA TË PLOTA STUDIMI NË UNIVERSITETE AMERIKANE

    NJOFTIM: BURSA TË PLOTA STUDIMI NË UNIVERSITETE AMERIKANE  NJOFTIM: BURSA TË PLOTA STUDIMI NË UNIVERSITETE AMERIKANE

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton të gjithë studentët për mundësinë e aplikimit për të përfituar bursë të plotë për studime master në universitete të përzgjedhura amerikane. Këto bursa do të ofrohen nga Fondi Kosovaro – Amerikan për Edukim (KAEF).

    Aplikimi online i kandidatëve do të shqyrtohet nga ekspertë amerikanë të arsimit të lartë. Në fazën e dytë, kandidatët e vlerësuar do t’i nënshtrohen intervistës dhe testimeve (TOEFL, GMAT/GRE). Detajet rreth aplikimit i gjeni në këtë vegëz: https://www.kaef-online.org/

    Aplikacioni është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është data 8 korrik 2019. Klikoni KËTU për fletushkën informuese për studentë.

    KAEF është një fond i vazhdueshëm i edukimit, dedikuar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës, përmes edukimit. Prej vitit 2005 deri më sot, KAEF-i ka ndarë mbi 100 bursa të nivelit master për studentë kosovarë.

    Student Flyer
     

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
27 2829 30 3112
3456 7 89
10111213 141516
1718 19 20 212223
24 252627282930
1234567