NJOFTIM: LIGJËRATË PËR BE-NË NGA ZËVENDËSPRESIDENTI I PARLAMENTIT EVROPIAN, Z. WIELAND

    NJOFTIM: LIGJËRATË PËR BE-NË NGA ZËVENDËSPRESIDENTI I PARLAMENTIT EVROPIAN, Z. WIELAND Të dashur studentë,

    Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, në javën e parë të janarit 2019, do ta vizitojë Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Gjatë kësaj vizite, Wieland do të mbajë ligjëratë për studentët e Universitetit të Prishtinës. Ligjërata me titull “Bashkimi Evropian – dje, sot, nesër” do të mbahet më 4 janar 2019, me fillim nga ora 08:30, në Gjykatoren e Fakultetit Juridik (Kati i III), UP.

    Wieland, përveç funksionit si zëvendëspresident në Parlamentin Evropian, ka përvojë të gjerë në fushën e ligjit, teksa është edhe anëtar i Komitetit të Peticioneve.

    Ftoheni që të merrni pjesë në këtë ligjëratë.
     

Arkiva e lajmeve

«mars»
MaEnPrShDi
2526 2728 123
456 7 8910
11 12 13 14 15 1617
18 19 2021222324
25262728293031
1234567