NJOFTIM: YCS Raundi XII: Njoftim paraprak i konkursit të bursave

     YCS Raundi XII: Njoftim paraprak i konkursit të bursave

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, paralajmërojnë hapjen e ardhshme të konkursit për Raundin e 12-të të aplikimit për Skemën e Celulës së të Rinjëve, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovë, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council.

    Aplikimi do të jetë i hapur nga 12 Nëntor deri më 3 Dhjetor 2018.

    Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të përfundojnë Programin Master një vjeçar në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota, deri në 10% të bursave në dispozicion do të jenë të rezervuara për shërbyesit civil që aktualisht janë të punësuar në administratën publike(numri real i bursave të ofruara mund të ndryshoj varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion).



    Kjo ftesë do të jetë e hapur për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, ekonomi, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 12 Nëntor 2018) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:

    - Juridik (deri në 16 bursa në dispozicion)
    - Administratë Publike (deri në 8 bursa në dispozicion)
    - Ekonomik (deri në 8 bursa në dispozicion)
    - Kulturë dhe Shëndetësi (deri në 8 bursa në dispozicion)

    Informatat e detajuara rreth programit të bursave janë në dispozicion në web faqen zyrtare të projektit: https://ycskosovo.eu


    Para-lajmërim i Ftesës për aplikim për Raundin e 12-të, të skemës së celulës së të rinjëve, Programi i BE-së për bursa post-diplomike 2018-19

    Pre-notice of the Call for Applications to the 12th Round of the Young Cell Scheme, Post-Graduate EU Scholarship Programme 2018-2019

     

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
293031 1 2 34
5 6 7 891011
12 13 1415161718
19202122232425
262728293012
3456789