Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve (Ba, Ma dhe PHD) se afati për regjistrim të semesrit dimëror për vitin akademik 2020/21 do të jetë i hapur nga data 13.1.2021 deri më datë 18.01.2020 në orën 15:30.

Studentët të cilët kanë obligime financiare të papaguara nga vitet paraprake, obligohen që përveç semestrit dimëror të vitit akademik 2020/21, të paguajnë edhe borxhet e papaguara.

Në këtë fazë të regjistrimit të semestrit dimëror lejohet edhe paraqitja e temave të diplomës për studentët të cilët proceduralisht janë në këtë fazë.

Njoftimi për hapje të SEMS-it për regjistrim të semestrit veror do të bëhet në fund të muajit janar dhe do të vlejë vetëm për studentë të cilët e kanë regjistruar paraprakisht semestrin dimëror të vitit akademik 2020/21.