Në Fakultetin Juridik mbahet konferencë mbi të drejtën e hapësirës kibernetike

    Në Fakultetin Juridik mbahet konferencë mbi të drejtën e hapësirës kibernetike Fakulteti Juridik i Universiteti të Prishtinës "Hasan Prishtina" në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK), Social Democratic Society (SDS) dhe SENTRY, mbështetur nga Raiffeisen Bank Kosovo, organizojnë Konferencën e parë në Kosovë për sigurinë dhe ligjin kibernetik.

    Konferenca titullohet "Cyber Law" dhe në të do të trajtohen tema mbi legjislacionin kibernetik, sigurinë kibernetike, të drejtën europiane mbi krimet kibernetike si dhe mundësitë e të rinjëve në të drejtën kibernetike.

    Në Konferencën "Cyber Law" do të jenë të ftuar njohës dhe ekspertë të fushës të cilët do të përcjellin audiencës njohuritë dhe eksperiencat e tyre nga kjo lëmi si dhe do të jenë të hapur për pyetje dhe diskutim.

    Konferenca "Cyber Law" mbahet të shtunën më datë 05.05.2018 me fillim në ora 09:30 në Amfiteatrin e Madh (A1) të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
25 26272829301
2 3 45678
910 1112131415
16 17 18 19202122
23242526272829
303112345