Njoftim / APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË ZYRËN KOMBËTARE TË AUDTIMIT / Afati i aplikimit nga data 10.06.2019 deri më datë 20.06.2019

    Njoftim / APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË ZYRËN KOMBËTARE TË AUDTIMIT / Afati i aplikimit nga data 10.06.2019 deri më datë 20.06.2019  APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË ZYRËN KOMBËTARE TË AUDITIMIT



    Kupto më shumë për profesionin e AUDITORIT!



    Ftohen studentët e shkallës MA të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të UP-së që të aplikojnë për punë praktike (praktikant) në njësitë organizative të Zyres Kombëtare të Auditimit.



    Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë dhe do të mbikëqyren nga mbikëqyrësi i njësisë përkatëse. Me studentët e përzgjedhur për punë praktike, Zyra Kombëtare e Auditimit do të lidhë marrëveshje të veçanta lidhur me kushtet e angazhimit të tyre.



    Në kuadër të punës praktike deri në fund të vitit 2019 do të angazhohen 10 studentë të nivelit Master, nga fusha të studimit si: financa, kontabilitet, auditim dhe çështje ligjore.



    Numri i studentëve që do të përzgjidhen nga fushat specifike të studimit do të caktohet sipas nevojave të brendshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit.



    Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë nga një muaj për secilin grup dhe atë:
    a) për grupin e parë 3 studentë, nga data 05.09.2019 deri më 05.10.2019;
    b) për grupin e dytë 3 studentë, nga data 06.10.2019 deri më 06.11.2019;
    c) për grupin e tretë 4 studentë, nga data 07.11.2019 deri më 07.12.2019.



    Detyrat dhe përgjegjësitë për praktikantët:
    Detyrat dhe përgjegjësitë e praktikantit do të caktohen nga mbikëqyrësi (në varësi se ku caktohet praktikanti).



    Informata rreth aftësive në punë:
    Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit,aftësi të mira analitike, shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office, programim (për IT) dhe shkathtësi në punë teknike,aftësi të punës në grup, motiv për t’u vetë zhvilluar.



    Procedurat e aplikimit:
    - Vizitoni ueb faqen: ekarriera.uni-pr.edu duke u kyçur me nr. e SEMS ID-së dhe fjalëkalimin e njëjtë që përdorni në SEMS.
    - Plotësoni CV-në tuaj dhe letrën motivuese në sistem, i shkarkoni në PDF dhe i dërgoni në e-mailin [email protected]

    - Gjithashtu, tek seksioni “Evente” kërko njoftimin “ NJOFTIM: APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË ZYRËN KOMBËTARE TË AUDTIMIT / Afati i aplikimit nga data 10.06.2019 deri më datë 20.06.2019 ” dhe zgjedh “Do të marrë pjesë”. Të dhënat e juaja do të regjistrohen automatikisht në sistemin tonë.



    Aplikimi dhe kriteret për aplikim:
    - Kandidati për punë praktike duhet të jetë studentë i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    - Kandidati për punë praktike duhet të jetë studentë i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    - Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Universiteti i Prishtinës do të marrë parasysh notën më të lartë mesatare të studentëve.
    - Studentët që përzgjidhen për të kryer punë praktike duhet të jenë studentë të vitit të I ose të II të studimeve Master.
    - Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët e Fakulteteve: Ekonomik dhe Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të shënuar si në pikën 3 të këtij njoftimi.
    - Praktikantët në përfundim të programit të punës praktike do të pajisen me Referencë dhe Certifikatë nga Zyra Kombëtare e Auditimit.


    Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik Pdf, në e-mail adresën [email protected]



    Afati i aplikimit nga data 10.06.2019 deri më datë 20.06.2019.
     

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
26 27 282930311
2 34 5678
91011 12131415
16171819 20 2122
23242526272829
30123456