Njoftohen studentët e interesuar të Fakultetit Juridik (nivelet - Bachelor dhe Master) të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, se Akademia e Drejtësisë ofron mundësi për punë praktike për 3 studentë (pa pagesë)

    Qendra për Zhvillim të Karrierës, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
    NJOFTIM


    Akademia e Drejtësisë

    Njoftohen studentët e interesuar të Fakultetit Juridik (nivelet - Bachelor dhe Master) të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, se Akademia e Drejtësisë ofron mundësi për punë praktike për 3 studentë (pa pagesë).
    Kohëzgjatja e praktikës është 3 muaj.
    Përzgjedhja e studentëve do të bëhet duke u bazuar në notë mesatare, njohuri të gjuhës angleze, aftësi të punës me kompjuter dhe aftësi të mira komunikimi, gjithashtu përparësi do të kenë studentët që nuk kanë kryer më herët ndonjë program të praktikës dhe ata që janë në vitin e fundit të studimeve.

    Programi i praktikës - detyrat dhe përgjegjësitë:
    • Siguron mbështetje administrative në punët në Akademi;
    • Përgatitë ftesa, agjenda dhe materiale të tjera përcjellëse për trajnime;
    • Mbikëqyrë trajnime dhe përgatitë raporte për pjesëmarrjen në trajnime;
    • Kryen dhe detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.


    Dokumentet e kërkuara:
    • CV
    • Letra Motivuese dhe
    • Certifikata e notave

    Për të aplikuar duhet të merrni aplikacionin në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultetit Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Aplikacionit i bashkangjiten dokumentet e kërkuara për punë praktike.

    Dosja e plotësuar e aplikimit dorëzohet në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik, të Gjykatorja në katin e tretë.

    Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është: 13 shtator 2019.
    Personi kontaktues: Fatbardha Abazi
    Zyrtare e Qendrës së Karrierës
    Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
    Tel: 038/225-765 , E-mail: [email protected]

     

Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
2526 2728 29301
2 3 4 5678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345