Përfaqësues nga Universiteti Verior i Ohajos (Ohio Northern University) vizitojnë Fakultetin Juridik

    Përfaqësues nga Universiteti Verior i Ohajos (Ohio Northern University) vizitojnë Fakultetin  Juridik  Sot, në Fakultetin Juridik ka qëndruar një delegacion nga Universiteti Verior i Ohajos të Fakultetit Juridik i kryesuar nga Dekani për Ceshtje Akademike Brian Ëard dhe Prof. Brian Anderson. Delegacioni ishte shoqeruar nga Prof. Ass. Dr. Xhevdet Halili nga Fakulteti Juridik . Delegacionin e priti Dekani i Fakulteti Prof. ASoc. Dr. Haxhi Gashi dhe Prodekani Prof. Ass. Dr. Besfort Rrecaj. Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e sukesshëm deri më tani të dy fakulteteve si dhe vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi. Universiteti nga SHBA, përmes financimit nga Ambasada Amerikane, tash e disa vite ofron zhvillimin profesional akademik të personelit akademik të UP-se dhe konkretisht të Fakultetit Juridik. Në kuadër të këtyre programeve profesorët dhe asistentët nga fakulteti tanimë kanë kryer programe master LL.M. në këtë universitet në fushën e qeverisjes dhe zhvillimit të demokracisë. Palët u pajtuan që të shikojnë fusha të reja të bashkëpunimit dhe të nënshkruhet një marrëveshje konkrete ku do të përcaktohen të gjitha përkushtimet e përbashkëta në të ardhmen.
     

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789