Qendra për Zhvillim të Karrierës, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” - NJ O F T I M / Mundësitë për punë praktike në Raiffeisen Bank Kosovo

    NJ O F T I M
    Mundësitë për punë praktike në Raiffeisen Bank Kosovo
    Njoftohen studentët e interesuar të vitit të IV-të të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan
    Prishtina”, që Banka Raiffeisen në Kosovë ofron mundësi për punë praktike për dy (2) studentë në
    Departamentin Ligjor. Puna praktike është me pagesë dhe kohëzgjatja e praktikës është 2 muaj.
    Dokumentet e kërkuara:
     CV-ja
     Letër motivuese dhe
     Certifikata e notave
    Kriteri bazë për pranimin e studentëve në këtë mundësi për punë praktike, do të jetë nota mesatare mbi
    8.00 dhe që studenti të mos ketë qenë përfitues i ndonjë programi të praktikës më herët nga Qendra për
    Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik.
    Fakulteti Juridik në praktikën e tij bazohet në kriterin e gjithëpërfshirjes ashtu që në kuadër të disa
    kritereve të barabarta kujdeset që sa më shumë studentë të kenë çasjë në programe të ndryshme për
    aftësim profesional.
    Për të aplikuar duhet të merrni aplikacionin në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik,
    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, aplikacionit i bashkëngjiten dokumentet e kërkuara. Dosja e
    plotësuar e aplikimit dorëzohet në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik. Vetëm
    studentët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 11 korrik 2019.
    Personi kontaktues: Fatbardha Abazi – Zyrtare e Qendrës për Zhvillim të Karrierës, Fakulteti Juridik –
    UP; e-mail: [email protected]
     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
24 252627282930
1 2 34 567
8 910 11 121314
15161718192021
22232425262728
2930311234