SHPALLJE ZYRTARE NGA KZF

     Në bazë të RREGULLORES nr. 771 datë 06.03.2020, PËR RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME TË PERSONELIT AKADEMIK DHE JO AKADEMIK NË NIVEL TË PËRFAQËSIMIT NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA.

    E shpallim publikisht listën e anëtarëve për Këshill të Fakultetit Juridik, dhe për Senat të Universitetit nga radha e Profesorëve, Asistentëve dhe personelit jo akademik.



    Ju njoftojmë që pas publikimit të listave finale të kandidaturave nga radhët e personelit akademik dhe jo akademik si dhe verifikimit të kandidaturave, afati i ankesave përkitazi me ketë çështje është i paraparë me datë 17 dhe 18 Qershor 2020.



    Ankesat i parashtrohen KQZ UP-së.





    Me respekt,

    KZF Juridik të UP-së



    Po ashtu KQZ UP lidhur me Fakultetin Juridik ka konstatuar si në vijim:

    1. Nuk ka nevojë të mbahen zgjedhje për anëtar të këshillit nga radhët e Profesorëve, sepse për anëtar të Këshillit të Fakultetit nga kjo kategori kanë aplikuar më pak se 30 kandidatë;

    2. Duhet të mbahen zgjedhje për anëtar të këshillit nga radhët e asistentëve për shkak se në këtë kategori kanë aplikuar 9 kandidatë;

    3. Nuk ka nevojë të mbahen zgjedhje për anëtar të Këshillit nga radhët e personelit jo akademik, pasi që është paraqitur vetëm një kandidaturë, aq sa është edhe numri i anëtarëve të këshillit të Fakultetit nga radhët e personelit jo akademik;

    4. Në Fakultetin Juridik duhet të mbahen zgjedhjet për anëtar të Senatit nga radhët e personelit akademik, ashtu siç përcaktohet në rregulloren e lartshënuar.

    5. Po ashtu, në Fakultetin Juridik, personeli jo akademik mund të votojë për anëtar të senatit nga lista e të gjitha njësive akademike dhe administratës qendrore, meqë rast kanë të drejtë të votojnë 2 kandidatura për anëtar të senatit nga radhët e personelit jo akademik, në nivel të UP-së.



    1. Dr.sc. Miftar Shala – Kryesues – ex office,



    2. Prof. Dr. Azem Hajdari - Nënkryetar - i nominuar nga Këshilli i Fakultetit,



    3. Prof. Ass. Dr. Fisnik Korenica – Anëtar - i nominuar nga Këshilli i Fakultetit



    Kandidaturat (kliko këtu)




     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
29 30 1 2345
6 789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789