Stafi Akademik i Fakulteti Juridik në vizitë Studimore në Universitetin e Ulster-it në Irlandë Veriore

     Stafi Akademik i Fakulteti Juridik në vizitë Studimore në Universitetin e Ulster-it në Irlandë Veriore Delegacioni nga Fakulteti Juridik i Universiteti të Prishtinës, në përbërje të Dekanit Prof. Dr. Haxhi Gashi, Prof. Remzije Istrefi, Ass. Valëza Ukaj, Dafina Buçaj dhe Bashkim Preteni, qëndruan për disa ditë në Belfast, Irlandë Veriore në një vizitë studimore në Institutin për Drejtësisë Tranzicionale në Universitetin Ulster ku u takuan me stafin e Institutit dhe stafin akademik e menagjerial të Universitetit. Vizita u realizua vetëm disa ditë pasi në kuadër të Universitetit të Prishtinës u lansua Qendra e Burimeve për Drejtësi Tranzicionale. Vizita studimore u dëshmua si një sukses i madh për shkak të vullnetit të bashkëpunimit të mëtejshëm nga profesorët, kërkuesit, studentët lidhur me proceset e drejtësisë tranzicionale.

    Qëllimi i vizitës studimore ishte që të ofrojë profesorë dhe asistentë të mësimdhënies me përvojën praktike, teorike dhe kërkimore se si Qendra është dizajnuar të funksionojë dhe mënyra se si zhvillohen modalitetet e hulumtimit. Vizita studimore ofroi një mundësi për të mësuar nga kultura dhe praktikat në Irlandë të Veriut dhe për të krijuar një bazë të solide mbi të cilën do të ndërtohen njohuritë për proceset e drejtësisë tranzicionale për studentët, akademikët dhe vendin.


    Vizita në fjalë ka hapur rrugë për bashkëpunim në mes të dy qendrave për Drejtësi Tranzicionale dhe në mes të Universiteteve për shkëmbim pëvojash në lidhje me proceset e drejtësisë tranzicionale.
     

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789