Studentët dhe profesorët e Fakultetit Juridik marrin pjesë në garën ndërkombëtare Mid Atlantic – European Union Simulation në Washington si dhe pjesëmarrje në aktivitete akademike në James Medison University në Harrisonburg - SHBA.

    Studentët dhe profesorët e Fakultetit Juridik marrin pjesë në garën ndërkombëtare Mid Atlantic – European Union Simulation në Washington si dhe pjesëmarrje në aktivitete akademike në James Medison University në Harrisonburg - SHBA. Ekipi i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës i përbërë nga 3 profesorë dhe 6 studentë, i kryesuar nga Dekani Prof.Asoc.Dr Haxhi Gashi dhe profesorët Prof.Asoc.Dr.Remzije Istrefi, Luz Balaj, LLM, mori pjesë në Konferencën Mid Atlantic-European Union Simulation, në Washington. Në ketë konferencë, studentët e ekipit, pos pjesëmarrjes në konferencë dhe përfaqësimin e institucioneve të EU-së në këtë simulim, gjithashtu kanë vizituar ambasadën e shtetit grek në Washington, shtet të cilin e ka përfaqësuar gjatë konferencës. Ekipi u prit në takim edhe nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, znj. Vlora Çitaku. Profesorët zhvilluan takime bashkëpunim me profesorë nga shumë universitete Amerikane pjesëmarrëse në konferencë për të zgjeruar bashkëpunimin me këto universitete në fushën e programeve të përbashkëta, shkëmbimin e stafit dhe studentëve përmes projekteve të ndryshime akademike. Pas përfundimit të konferencës, ekipi universitetit qëndroj në vizitën studimore në Universitetin James Madison, ku mori pjesë në aktivitete të ndryshme akademike që organizohen nga James Madison University, takime me stafin si dhe studentët,e gjithë kjo në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të MASHT, UP dhe James Madison University.

    Ekipi i studentëve pjesëmarrës:

    Elmedina Bajgora
    Metin Qesta
    Andrra Nurkollari
    Learta Hajzeraj
    Kushtrim Morina
    Ilir Vitija



     

Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
26 272829 30 12
3 45 678 9
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456