Studentët e Fakultetit Juridik morën pjesë në garën ndërkombëtare të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe refugjatëve e mbajtur në Ljubljanë

    Studentët e Fakultetit Juridik morën pjesë në garën ndërkombëtare të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe refugjatëve e mbajtur në Ljubljanë Prodekanja për Cilësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Prof.Dr.Iliriana Islami priti studentet garuese ku Universiteti i Prishtinës falë përkrahjes së Kryqit të Kuq të Kosovës për herë të parë mori pjesë në garën ndërkombëtare të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe Refugjatëve “All European International Humanitarian and Refugee Law Moot Court” të mbajtur në Ljubljanë të Sllovenisë nga 19-24 Nëntor.

    Gara ka pasur për qëllim avancimin e njohurive në fushën e të drejtës ndërkombëtare publike në përgjithësi, me fokus në të drejtën ndërkombëtare humanitare, të refugjatëve si dhe të drejtën ndërkombëtare penale.

    Studentet e Universitetit të Prishtinës, patën mundësinë të garojnë në mesin e 17 universiteteve të tjera nga rajoni e më gjerë.
    Kjo garë u mundësua nga Universiteti i Ljubljanës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, me përkrahjen e Kryqit të Kuq të Kosovës si dhe mbështetjen e veçantë të                                                                                                          Albiona Musliu nga KKK.
     

Arkiva e lajmeve

«mars»
MaEnPrShDi
2526 2728 123
456 7 8910
11 12 13 14 15 1617
18 19 2021222324
25262728293031
1234567