Studentët e Fakultetit Juridik tregojnë sukses të jashtëzakonshëm në garën më të madhe botërore në fushën e drejtësisë

    Studentët e Fakultetit Juridik tregojnë sukses të jashtëzakonshëm në garën më të madhe botërore në fushën e drejtësisë  Studentët e Fakultetit Juridik tregojnë sukses të jashtëzakonshëm në garën më të madhe botërore në fushën e
    drejtësisë

    Ekipi i studentëve të Fakultetit Juridik, mori pjesë në garën “Willem C. Vis International Arbitration Moot” në
    Vienë të Austrisë. Këtë vit, garuesit tanë arritën sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për fundet finale
    eliminuese të garës dhe duke lënë kështu më shumë se 320 Universitete prapa tyre.

    Gara “Willem C. Vis International Arbitration Moot” është gara më e madhe në drejtësi, e njohur botërisht si
    “Olimpiada e Drejtësisë”. Këtë vit në këtë garë morën pjese 380 Universitete nga e gjithë bota.

    Ekipi i sivjetëm, i cili u trajnua nga stafi akademik i Fakuletit Juridik - Dr. Vjosa Osmani dhe Dr. Donikë Qerimi -
    përbëhej nga Levik Rashiti, Yll Sadiku, Vlera Rexha, Gerta Ragipi, Zgjim Mikullovci dhe Donika Bunjaku.

    Studentët janë mbështetur nga Fakulteti Juridik respektivisht Dekanati duke përfshirë organizimin dhe mbështetjen
    financare, e poashtu ka kontribuar edhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH për
    të cilën ju jemi mirënjohës.
     

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
293012 345
6 7891011 12
13 141516 171819
20 212223242526
272829303112
3456789