U mbajt Kongresi I- rë i Shkencave Juridike “Jurisconkos”, me temën “ Sundimi i Ligjit në Kosovë “, i organizuar nga studentët e Fakultetit Juridik në bashkëpunim me Fakultetin dhe mbështetje të Rektoratit

    U mbajt Kongresi I- rë i Shkencave Juridike “Jurisconkos”, me temën “ Sundimi i Ligjit në Kosovë “, i organizuar nga studentët e Fakultetit Juridik në bashkëpunim me Fakultetin dhe mbështetje të Rektoratit U mbajt Kongresi I- rë i Shkencave Juridike “Jurisconkos”, me temën “ Sundimi i Ligjit në Kosovë “, i organizuar nga studentët e Fakultetit Juridik në bashkëpunim me Fakultetin dhe mbështetje të Rektoratit. Ky Kongres është i pari i këtij formati që organizohet nga studentët dhe Fakulteti Juridik.



    Studentja Flaka Fazlija, njëherësh udhëheqëse e Këshillit Organizativ të Kongresit, shpalosi përmbajtjen e Kongresit, punën dhe angazhimin e studentëve për disa muaj, debatet dhe esetë e punuara nga studentët, duke e bërë të veçantë këtë formë të organizimit nga studentët dhe Fakulteti.
    Në fjalën e hapjes së Kongresit, Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc.Dr. Haxhi Gashi përgëzoi studentët e Fakultetit për punën dhe angazhimin e tyre për jetësimin e Kongresit të parë të këtij lloji me temën “Sundimi i Ligjit në Kosovë”. Krahas shumë sukseseve në garat ndërkombëtare, Dekani Gashi theksoj se ky event tregon faktin se studimet në Fakultet janë cilësore dhe studentët e Fakultetit Juridik janë konkurentë në gara vendore dhe ndërkombëtare në fushën e shkencave juridike.
    Punimet e konferencës i përshëndeti edhe Prorektori Prof.Dr. Faton Berisha, duke u shprehur se kjo iniciativë tregon përkushtimin e studentëve, Fakultetit Juridik dhe Universitetit për shkencë dhe studime cilësore.
    Ministri i Drejtësisë z.Abelard Tahiri, krahas përshëndetjeve për Kongresin dhe iniciativën e studentëve dhe Fakultetit Juridik theksoi se sundimi i ligjit është çështje me prioritet për Ministrinë e Drejtësisë. Ministria që ai drejton dhe ai përsonalisht janë të angazhuar që të ketë përmirësim të zbatimit të ligjit në Kosovë.
    Në emer të studentëve punimet e Kongresit i përshëndeti edhe anëtari i Këshillit të studentëve Labinot Avdijaj.

    Konferenca vazhdoi punimet me prezantimet e profesorëve Prof. Dr. Arsim Bajrami dhe të tjerë duke shpalosur pikëpamjet shkencore dhe rëndësinë e sundimit të ligjit në një shtet demokratik.
    Berat Buzhala nga shoqëria civile dhe fusha e gazetarisë shpalosi ekperiencën e tij si student i Fakultetit Juridik dhe lidhshmërinë me gazetarinë. Ai i inkurajoi studentët që të angazhohen me kontributin e tyre për një shtet ku sundon e drejta.
    Kongresi vazhdoi punimet me paraqitjen e videove sensibilizuse në fushën ligjore. Më pas u paraqitën ekipet më të mira garuese nga studentët në fushën e Debatit për tema ligjore si dhe u vlerësuan nga juria e profesorëve të Fakultetit Juridik.

    Në fund u ndanë shpërblime për fituesit si dhe certifikata mirënjohjeje për organizatorët dhe studentët pjesëmarrës.

    Kongresi ”Jurisconkos” u mbështetë edhe nga organizata Gjermane GIZ.
     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
25 26272829301
2 3 45678
910 1112131415
16 17 18 19202122
23242526272829
303112345