ZYRA PËR STUDIME KLINIKE E FAKULTETIT JURIDIK shpallë

THIRRJE PËR APLIKIM

Fakulteti Juridik në kuadër të Projektit Erasmus+CBHE action "LEGAL CLINICS IN SERVICE OF VULNERABLE GROUPS: ENHANCING THE EMPLOYABILITY OF LAW STUDENTS THROUGH PRACTICAL EDUCATION" shpallë thirrje për aplikim për 20 studentë të studimeve themelore dhe të programit Master, të cilët ndjekin kursin e lëndëve nga Mësimi Klinik, që të aplikojnë në lidhje me Trajnimin (Punëtorinë) e organizuar nga Universiteti i Zagrebit (online), nga data 14 - 16 Dhjetor 2020.

Trajnimi përkatës dedikohet për stafin e Fakultetit Juridik dhe studentët të cilët ndjekin kursin e lëndëve respektive, dhe ka për synim që të ngrisë kapacitetet profesionale të studentëve në punën praktike, në fushat në të cilat ata/ato janë të angazhuar.

Kriteret dhe kualifikimet:

Të jetë student/e, i Fakultetit Juridik dhe/ose në programin Master, ku zhvillohen lëndët e mësimit klinik;
Të posedojë aftësi të komunikimit në gjuhën angleze;
Të posedojë shkathtësi bazike të përdorimit të kompjuterit, duke përfshirë të programeve Word, PowerPoint, Excel;

Dokumentet e kërkuara për aplikim:

CV e kandidatit/es;
Letër motivuese (max.500 fjalë).

Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në emailin [email protected] deri më datë 27 Nëntor 2020, ora 17:00.
Subjekti i emailit duhet të jetë "Aplikim për trajnimin e projektit ENEMLOS". Vetëm aplikantët e suksesshëm do të njoftohen për statusin e tyre.

Projekti mbështetet nga Zyra e Komisionit Evropian