Zv. Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë ligjeron mbi zhvillimet e fundit ligjore dhe politike në Maqedoni

    Zv. Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë ligjeron mbi zhvillimet e fundit ligjore dhe politike në Maqedoni Zv. Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë z. Bekimi Maksuti ka qëndruar në Fakultetin Juridik për të marrë pjesë në konferencën me titull “Maqedonia në Udhëkryq: Reformat Kushtetuese, Konsolidimi i Demokraicës dhe Integrimet Euroatlantike”. Me këtë rast, z. Maksuti tregoi konkretisht për fazën në të cilën ndodhet ky vend e cila kërkon vendosmëri dhe lidership për ndryshime ligjore të cilat do të hapnin rrugën për zhvillim dhe prosperitet në këtë shtet dhe që do të ishte në dobit të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me shtetet fqinje. Në konferencë morrën pjesë gjithashtu edhe Prof. Dr. Enver Hasani dhe Prof. Dre. Hajredin Kuçi të cilët diskutuan në lidhje me çështjet specifike rreth Maqedonisë, perspektiva regjionale dhe globale si dhe krahasueshmëria me situatat tjera në regjion dhe në botë.
    Zv. Ministri ishte pritur nga Dekani i Fakultetit Juridik i cili i shprehu mirëseardhje atij duke theksuar se ky fakultet paraqet një tribunë të hapur për diskutime shkencore e profesionale rreth fenomeneve të ndryshme dhe koncepteve bashkohore të cilat lidhen me të ardhmen e vendeve tona.

     

Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
31123456
7 8910 111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910