Human Rights Resource Center UP në bashkëpunim me SIT - Center for Counseling, Social Services and Researcher, organizon trajnimin dy-ditor mbi të drejtat e njeriut!

     Të dashur studentë të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina",

    Human Rights Resource Center UP në bashkëpunim me SIT - Center for Counseling, Social Services and Researcher fton të gjithë studentët e interesuar të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" që të aplikojnë për të qenë pjesë në trajnimin dy-ditor mbi të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, jetesën e shëndetshme, shëndetin mendor dhe të bëheni pjesë e Klubit të Studentëve për të Drejtat e Njeriut!

    Pas përfundimit të sesioneve trajnuese të gjithë/a pjesëmarrësit/et e suksesshëm do të certifikohen si “Trajner për Trajner” dhe do të kenë mundësi të implementojnë iniciativa të ndryshme shoqërore.

    Ky aktivitet është pjesë e projektit "Burrat dhe djemët si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan" i implementuar nga CARE International në Ballkan në partneritet me YMCA në Kosovë dhe SIT - Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime mbështetur nga Agjensioni Austriak për Bashkëpunim (ADA) dhe OAK Foundation.

    Eshtë paraparë që fillimisht në trajnim të marrin pjesë 20 studentë të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".

    Trajnimi do të mbahet në datat 24-25 shkurt 2020.

    Të interesuarit mund të aplikojnë deri më datë 21 shkurt 2020, ne linkun https://forms.gle/mUoU8fUX7X1ULQCr7 ose ne e-mailin [email protected]
     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
29 30 1 2345
6 789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789